Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
Top Channel Albania
0:00 / 0:00
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
4 931 просмотр · 14 ч назад
Top Channel Albania
3,32 млн подписчиков
4 931 просмотр · 14 ч назад
Qipro po ndryshon kah: Shteti ishull në Mesdheun Lindor është duke u larguar gradualisht nga varësia ushtarake dhe lidhjet tradicionale me Rusinë dhe duke zgjeruar bashkëpunimin strategjik me Shtetet e Bashkuara. Për dekada me radhë, Republika e Qipros ndoqi një politikë ekuilibri mes Lindjes dhe Perëndimit, duke ruajtur marrëdhënie të ngushta me Moskën, veçanërisht në fushën ekonomike dhe ushtarake. Ky orientim u ndikua edhe nga marrëdhëniet e tensionuara me Uashingtonin pas pushtimit turk të ishullit në vitin 1974 dhe embargos amerikane të armëve të vendosur në vitin 1987. Një kthesë e rëndësishme megjithate ndodhi pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022. Qiproja iu bashkua sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Moskës, duke shënuar një largim nga politika tradicionale e balancimit mes Rusisë dhe Perëndimit. Paralelisht, marrëdhëniet me SHBA-në u intensifikuan, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, kujton DË. Afrimi u konkretizua përmes heqjes së embargos amerikane të armëve në vitin 2022, krijimit të qendrës së trajnimit CYCLOPS në Larnaka dhe përfshirjes së Qipros, në vitin 2025, në programet amerikane të prokurimit të pajisjeve ushtarake. Këto zhvillime i kanë mundësuar Nikozisë të zgjerojë alternativat për modernizimin e forcave të armatosura. Tani, Qiproja po përpiqet të reduktojë gradualisht varësinë nga armatimet ruse, përfshirë tanket T-80 dhe sistemet e mbrojtjes ajrore Tor-M1 dhe Buk. Vështirësitë në sigurimin e pjesëve të këmbimit dhe municioneve, si pasojë e sanksioneve ndaj Rusisë, duket se e kanë përshpejtuar këtë process. Ambasadori amerikan në Qipro, John Bresloë, ka bërë sakaq të ditura planet për modernizimin e bazës ajrore Andreas Papandreou në Pafos, shtimin e vizitave të anijeve luftarake amerikane në portet qipriote dhe zgjerimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Russia#Qipro#TopChannelNews