Перейти к содержимому

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 23 Tetor 2026, ora 19:30 | Lajme - News

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 23 Tetor 2026, ora 19:30 | Lajme - News

8 283 просмотра · 10 ч назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
8 283 просмотра · 10 ч назад
Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 23 Tetor 2026 #TvKlan #klanlajme Spiker: Reis Çiço Headlines Rama, ftesë tjetër për dialog: Protesta u financua nga krimi dhe shtetet e huaja Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish këtë të premte ftesën e tij për dialog. Teksa publikoi një listë me protestues, sipas tij, me precedentë të mëparshëm penalë, kreu i qeverisë tha se protesta financohet nga krimi i organizuar dhe forca të huaja. Berisha: Nesër protestë kombëtare e thirrur nga PD. Rama kërkon të provokojë konflikt civil Kreu i opozitës, Sali Berisha, thotë se protesta kombëtare që do të mbahet nesër në Tiranë është thirrur nga Partia Demokratike. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se po përpiqet me çdo kusht të provokojë një konflikt të gjerë civil. Sot dita e 11-të e protestës, studentëve u bashkohen edhe bluzat e bardha Krahas pedagogëve, protestës këtë të premte iu bashkuan edhe bluzat e bardha, të cilët shprehën solidaritet me studentët dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama. Refuzohet sërish ftesa e kreut të qeverisë për dialog. Protesta në mbrëmje zhvillohet e qetë. Bilanci i dhunës, 2.1 milionë euro llogaritet dëmi nga protestat në Tiranë Shkon në 127 numri i bizneseve të vogla të dëmtuara gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet. Sipas administratës tatimore, vlera totale e dëmit të vetëdeklaruar nga subjektet private shkon në rreth 2.15 milionë euro. Të rinjtë “pushtojnë” Beogradin. Lëvizja studentore kryeson sondazhet në Serbi Rreth 150 mijë mbështetës të lëvizjes studentore të Serbisë u mblodhën në Beograd për tubimin e fundit të fushatës para zgjedhjeve të së dielës. Sondazhet i japin listës së studentëve një avantazh të lehtë ndaj Partisë Progresive të Vuçiçit. I nxehti ekstrem vrau rreth 50 mijë njerëz këtë vit në gjithë Evropën Temperaturat e larta, të shoqëruara me valë të të nxehtit gjatë kësaj vere, kanë vrarë rreth 50 mijë persona në Evropë. Shifrat janë pothuajse dyfishi i rekordeve të mëparshme, ndërsa vendet më të prekura janë Italia, Malta dhe Hungaria. 50 milionë euro për “Iris” të Klod Mones, piktura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në Francë Piktura “Iris” e Klod Mones, e fshehur prej më shumë se një shekulli, është shitur për 50 milionë euro. Ajo bëhet vepra e artit më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në një ankand në Francë. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/