Перейти к содержимому

Drafti për Kodin e ri Penal, Rama radhit ndryshimet: S’ka burg për dënimet nën 5 vite…

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Drafti për Kodin e ri Penal, Rama radhit ndryshimet: S’ka burg për dënimet nën 5 vite…

4 925 просмотров · 1 день назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
4 925 просмотров · 1 день назад
Kryeministri Edi Rama ka radhitur të gjitha ndryshimet e propozuara për Kodin Penal. “Për veprat me dënim maksimal për 5 vite nuk do të caktohet më arrest me burg. Rreziku duhet të jetë konkret, aktual dhe i mbështetur në fakte. Gjykata të bëjë vlerësim të pavarur dhe nëse kopjon argumentet e prokurorit, vendimi bëhet i pavlefshëm. Sa herë caktohet arresti, gjykata duhet të vlerësojë edhe garancinë pasurore të llogaritur dhe sipas gjendjes financiare të personit. Çdo muaj prokurori duhet t’i raportojë gjykatës nëse arsyet e masës ekzistojnë akoma dhe t’i argumentojë. Avokati nuk mund të jetë dekor në sallë dhe spektator gjatë hetimit. Duhet të ketë të drejtë të bëjë hetimet e veta, të bëjë deklarime, të marrë dokumente dhe të angazhojë ekspertë. Materialet do t’i paraqiten gjyqtarit dhe do të vlerësohen njësoj si të prokurorisë. Personi do të ketë akses të pakushtëzuar mbi provat që kanë hequr lirinë dhe do të ketë akses të plotë në dosje. Prokurori do të ketë detyrim të hetojë edhe rrethanat që e favorizojnë një person. Nuk mund të thirret dikush si një person në dijeni dhe të trajtohet si i dyshuar. Kushdo që thirret duhet të ketë të shkruar në fletën e thirrjes të drejtën për t’u paraqitur me avokat. Marrjet në pyetje do të regjistrohen me zë dhe figurë. Hiqet justifikimi “kur është e mundur”. Shkruhet se deklarimet e marra nën torturë apo me sjellje degraduese janë të papërdorshme. Telefoni nuk është më një mjet komunikimi, është arkivi i jetës. Sekuestrimi i pajisjes nuk mund të jetë më leje e pakufishme për të parë gjithçka. Për ta hapur, kopjuar ose përpunuar, duhet autorizim i gjykatës. Vendimi i gjykatës do të përcaktojë pajisjen, kategorinë e të dhënave, periudhën, aplikacionet dhe kategorinë. Çdo e dhënë e marrë jashtë autorizimit është e papërdorshme. E njëjta edhe për përgjimet. Procedimi duhet të regjistrohet që prokurori merr dijeni për veprën. Personi ka të drejtë të dijë se ndaj tij është regjistruar procedim dhe t’i kërkojë gjykatës verifikim. Hetimet e fshehura, të mbajtura në sirtar ndër vite, nuk mund të jenë një rutinë në një shtet të së drejtës. Prezumimi i pafajësisë duhet të jetë standard sjelljeje për të gjithë institucionet. Gjykimi në publik përpara gjyqit në sallë nuk është drejtësi. Kush ka detyrim të ruajë sekretin dhe e shkel, duhet të mbajë përgjegjësi. Përgjegjësia nuk bie mbi median, por mbi atë që ka detyrim ligjor. Edhe gjuha e akteve zyrtare duhet të respektojë pafajësinë”, tha Rama. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook:   / klannews   Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan #EdiRama #KodiPenal #ReformaNeDrejtesi #Lajme #Aktualitet #Paraburgimi #Drejtësia #KodiIProcedurësPenale