“Pas lindjes së djalit ndryshoi gjithçka”, Valbona demaskon ish-burrin: Kishte lidhje me një grua...
RTV KLAN
0:00 / 0:00
“Pas lindjes së djalit ndryshoi gjithçka”, Valbona demaskon ish-burrin: Kishte lidhje me një grua...
7 191 просмотр · 1 день назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
7 191 просмотр · 1 день назад
#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #valbona #shefik #divorc #femije #tradheti #gjykate #psikologe #dhune
Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, Valbona ka rrëfyer vështirësitë që përjetoi në martesën me Aurrelin, duke zbuluar se problemet nisën pas lindjes së djalit të tyre.
Ajo tregoi se në vitet e para marrëdhënia mes tyre ishte e mirë, por më pas u përball me ofendime dhe zbuloi se bashkëshorti kishte komunikuar me një grua tjetër, me të cilën dyshohet se kishte lidhje.
Përballë juristes Eni Çobani, Valbona deklaroi se e kishte zbuluar tradhtinë përmes mesazheve dhe se kishte vënë në dijeni edhe familjarët e bashkëshortit, por që nuk gjeti mbështetje.
Valbona: Fati im erdhi me shkuesi, me mirëbesim, nga gjyqi, nga daja. Besova edhe nga babi. Bëmë takimin dhe u njohëm me njerëzit tonë.
Ardit Gjebrea: Nuk të ka detyruar?
Valbona: Nuk më ka detyruar.
Eni Çobani: Në çfarë viti je martuar?
Valbona: Unë jam martuar në vitin 2018. Nisi jeta normalisht?
Eni Çobani: Me kë jetoje?
Valbona: Unë jetoja me Aurrelin, vjehrrin dhe vjehrrën. Sollëm në jetë dy fëmijë. Në vitet e para ishim të lumtur, kishim harmoni, kishim mirëkuptim. Erdhi në jetë fëmija i parë, djali. Sa erdhi në jetë fëmija im, filluan shumë fjalë e shumë ofendime.
Eni Çobani: Në momentin që u bëre me fëmijë?
Valbona: Në momentin që unë duhet të isha më e lumtur, mua mu shkatërrua jeta më keq!
Shefik: Kur vajza ka lindur djalin, ish dhëndëri jonë ishte lidhur me një grua tjetër në Shqipëri, në Peqin. Ma ka treguar vajza më mbrapa, unë nuk e dija. Ai i rrinte me dajak në kokë, sepse donte që ta ndante vajzën. Në momentin që ka lindur djalin dhe i ka parë mesazhin që i ka shkruar me një grua tjetër. Mi ka treguar tani mbrapa.
Eni Çobani: Ka qenë i martuar me vajzën tënde në atë kohë?
Shefik: Po!
Eni Çobani: A është e vërtetë që ka pasur një grua tjetër?
Valbona: Është shumë e vërtetë. E kam të vërtetuar, ua kam vënë në dijeni pjesëtarëve të familjes, vjehrrit që unë e konsideroja baba dhe vjehrrës që unë e konsideroja në vendin e mamasë time. I mora e ua thashë dhe u thashë që djali juaj po komunikon me një femër tjetër. Ajo femra kishte tre fëmijë të rritur?
Eni Çobani: Ishte më e madhe se Aurreli?
Valbona: Më e madhe se unë dhe se Aurreli.
E Diela Shqiptare, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare, vjen çdo të diel. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim live. Struktura e programit: “Ka një mesazh për ty”, “Quiz me 5 Yje”, “Të panjohurit”, “Kujdes shëndetin”, “Telebingo shqiptare”, “Shihemi në gjyq”, “Power Kidz”, etj. Ndërsa që prej vitit 2003, bashkëprodhon me Klan festivalin më prestigjioz të muzikës moderne shqiptare, “Kënga Magjike”, live nga Pallati i Kongreseve.
#EDielaShqiptare #ArditGjebrea #TVKlan