Перейти к содержимому

Tv Klan - Rama: 3 objektivat nga anëtarësimi në BE dhe agjenda 2030

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Tv Klan - Rama: 3 objektivat nga anëtarësimi në BE dhe agjenda 2030

3 085 просмотров · 1 день назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
3 085 просмотров · 1 день назад
Shqipëria ka bërë hapa pozitivë në Indeksin e Zhvillimit të Qëndrueshëm të vendosur nga Kombet e Bashkuara, apo siç njihet ndryshe indeksi global SDG. Sipas raportit të këtij viti, Shqipëria renditet në vendin e 44-ërt nga 169 shtete gjithsej, dhe ka marrë 75.4 pikë nga 100 në total. Përmes një video mesazhi kryeministri Edi Rama ka përshëndetur arritjet e Shqipërisë duke rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për përmbushen e objektivave të OKB dhe integrimin në Bashkimin Europian deri në 2030. “Për Shqipërinë, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm nuk janë një premtim i largët. Ato janë një plan i përditshëm pune dhe janë të pandashme nga rrugëtimi ynë drejt Bashkimit Europian. Përmbyllja e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027, anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 dhe përmbushja e Agjendës 2030 nuk janë tri rrugë të ndryshme. Ato janë një rrugë e vetme transformimi”. Kryeministri përmendi edhe arritjet që ka bërë Shqipëria në përmbushjen e disa prej këtyre objektivave, duke nisur nga ulja e varfërisë, barazia gjinore, por edhe borxhi publik. “Nga viti 2018, varfëria ka rënë nga 23.7 në 19 për qind, vdekshmëria e fëmijëve nën pesë vjeç është përgjysmuar, më shumë se 95 për qind e shërbimeve publike tashmë ofrohen online. Borxhi publik është shumë më poshtë se 60 për qind”. Sipas Ramës, për vitin 2026, vendi ynë renditet ndër shtetet me performancën më të mirë në rajon, dhe se qeveria është e angazhuar për përmbushjen e tyre, duke rritur investimet. “Shqipëria ka angazhuar 6 milionë dollarë për Fondin e Përshpejtimit të zhvillimit të objektivave të qëndrueshëm (SDG), duke bashkuar ekipin e Kombeve të Bashkuara rreth katër prioriteteve si mbrojtjen e fëmijëve, përgatitjen e bizneseve për tregun e përbashkët të BE-së, rigjallërimin e komuniteteve lokale dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. 17 objektiva te Zhvillimit të Qëndrueshëm të vendosura nga Kombet e Bashkuara synojnë të adresojnë sfidat globale deri në vitin 2030, duke përfshirë; Zhdukjen e varfërisë dhe urisë; Cilësinë në arsim dhe shëndetësi ;Barazinë gjinore; Ujë të pastër dhe energji të gjelbër si dhe veprimet kundër ndryshimeve klimatike, mbrojtjen e mjedisit etj. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #SDG #ZhvillimIQëndrueshëm #KombetEBashkuara #Shqipëria #Agjenda2030 #EdiRama #BashkimiEuropian #IntegrimiEuropian #ObjektivatEZhvillimit #OKB #UljaEVarfërisë #BaraziaGjinore #Arsim #Shëndetësi #EnergjiaEGjelbër #MbrojtjaEMjedisit #ZhvillimEkonomik #ShërbimeOnline #Shqipëria2030 #TransformimDigjital