Перейти к содержимому

Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!

2 152 просмотра · 4 ч назад
Top Channel Albania
3,32 млн подписчиков
2 152 просмотра · 4 ч назад
Një takim trepalësh mes Donald Trump, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin për t'i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës duket gjithnjë e më i afërt. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, pohoi se ka avancim në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje. Ai bëri të ditur se ka zhvilluar disa biseda telefonike dhe se për këtë çështje ka planifikuar takime të hënën dhe të martën. “Rusia dhe Ukraina, për herë të parë, duan të arrijnë një marrëveshje. Do të jetë një ujdi shumë e madhe dhe do të përfshijë Europën”, deklaroi Trump. Kreu i shtetit ukrainas, Volodymyr Zelensky pësëriti gatishmërinë e Kievit për t'u ulur në tryezën e bisedimeve me Putin, duke përjashtuar vetëm mundësinë e një takimi në kryeqytetin rus. “Ne kemi nevojë për mbrojtje ajrore dhe raketa, sepse duam të mbijetojmë. Duam të qëndrojmë gjallë derisa Trump ta bindë Putinin të negociojë. Ai mund ta bëjë këtë. Ne jemi gati të takohemi me të në çdo vend, por jo në Moskë”, deklaroi Zelensky në një intervistë për CNN. Më tej, u ndal edhe te marrëveshja e sigurisë që administrata Trump pritet të propozojë. “Ne të gjithë jemi në Europë. Nuk duam një Jaltë të dytë. Marrëveshja e sigurisë që po shqyrton administrata Trump mund të jetë potencialisht e rrezikshme”, paralajmëroi Zelensky. Këto zhvillime vijnë në kohën kur Rusia ndërmori një tjetër sulm me raketa balistike ndaj Kievit, duke mësyrë infrastrukturën e kryeqytetit ukrainas, ndërsa ushtria ukrainas nga ana e saj, goditi gjatë natës disa objektiva në tre rajone ruse, duke shënjestruar edhe një rafineri nafte. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Ukraine#Russia#TopChannelNews