Перейти к содержимому

SHQETO PËRMETI receta e traditës nga shefja e kuzhinës Albana Mançja - Mes'dritë

Vizion Plus TV

0:00 / 0:00

SHQETO PËRMETI receta e traditës nga shefja e kuzhinës Albana Mançja - Mes'dritë

2 318 просмотров · 1 день назад
Vizion Plus TV
983 тыс. подписчиков
2 318 просмотров · 1 день назад
Përbërësit: Mish qengji ose viçi për 4–5 racione 1 lugë gjelle gjalpë 2 lugë gjelle miell 1 gotë qumësht ose kos 1 e verdhë veze Lëng limoni sipas dëshirës Majdanoz i freskët Kripë dhe piper i zi Përgatitja: Presim mishin në racione, shtojmë pak kripë dhe e vendosim të ziejë në zjarr të ngadaltë. Ndërkohë, në një tigan kaurdisim gjalpin me miellin derisa të marrë një ngjyrë të lehtë. E shuajmë masën me pak nga lëngu i mishit, duke e trazuar mirë që të mos formohen kokrriza. Shtojmë qumështin ose kosin, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe bashkojmë mishin me lëngun. I lëmë të ziejnë së bashku për disa minuta. Ndërkohë, rrahim të verdhën e vezës me pak lëng limoni dhe e shtojmë në fund. E shërbejmë të ngrohtë, të spërkatur me majdanoz të freskët dhe me disa copa gjalpi të shkrirë sipër. “Mes’dritë”, emisioni që e nis ditën me informacion, aktualitet, histori njerëzore, këshilla dhe tema që na prekin të gjithëve. Nën moderimin e Alma Çelaj, “Mes’dritë” ju shoqëron nga e hëna në të shtunë, ora 09:00-11:00. Një mëngjes i nisur ndryshe, me një përzgjedhje të pasur temash sociale, aktuale dhe me energji të mirë. #vizionplustv #mesdrite #almacelaj