Nëpër trashëgimitë e Laçit, Bruçit dhe Urakës
Artan Kurti
0:00 / 0:00
Nëpër trashëgimitë e Laçit, Bruçit dhe Urakës
1 123 просмотра · 3 г. назад
Artan Kurti
616 подписчиков
1 123 просмотра · 3 г. назад
Natyra e ka zbukuruar Laç-Bruçin me ujëra e toka të begata. Ruajtja dhe trashëgimia e vlerave më të mira familjare, ka bërë që laçbruçasit të shquhen edhe për mikpritjen dhe bujarinë tipike të malësorit matjan. Vazhdimësia historike si qendër zonale, qenia ndër vendbanimet më të lashtë me referencë arkeologjike, pasuri dhe bukuri natyrore, e bëjnë atë shpresëdhënës në zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit lokal. Shpresojmë se vitet që do të pasojnë do ta kthejnë atë në një qendër të zhvilluar, falë bukurive të rralla natyrore dhe kontributit të laçbruçasve punëdashës. Asfaltimi i atyre pak kilometrave rrugë nga Uraka deri në Bruç, do t’i japë frymë zhvillimit të turizmit malor, speleologjik dhe ruajtjes së monumenteve të kulturës e të natyrës.