Перейти к содержимому

Artenisa, doktoresha shqiptare që ka prekur zemrat franceze - Episodi 143 - (17 janar 2025)

Mira Kazhani

0:00 / 0:00

Artenisa, doktoresha shqiptare që ka prekur zemrat franceze - Episodi 143 - (17 janar 2025)

95 975 просмотров · 1 год назад
Mira Kazhani
49,3 тыс. подписчиков
95 975 просмотров · 1 год назад
Subscribe në "Mira Kazhani" në YouTube Channel:    / @mirakazhani   Për më shumë vizitoni: https://www.tiranapost.al/ Na ndiqni në Facebook:   / tiranapost.al   Na ndiqni në Instagram:   / post.tirana   Na ndiqni në Spotify: https://open.spotify.com/show/57q7lSF... Na ndiqni në Tiktok:   / zememirenpodcast   Videopodcast me mjeken kardiologe Artenisa Beqiraj Historitë e suksesit të shqiptarëve jashtë vendit më kanë interesuar gjithmonë në këtë podcast. Janë suksese që vijnë nga një sakrificë që nuk është e lehtë ta kuptosh nëse nuk e provon vetë në lëkurën tënde. Edhe kur duken si përralla, edhe kur shkëlqejnë nga talenti dhe triumfi, kanë një dhimbje brenda te të gjithë ata që kam takuar. Një lloj pengu për atë që quhesh gjithmonë “i huaj”. Artenisa Beqiraj, kardiologe në Paris prej 5 vjetësh, ka sjellë me përpikmëri këtë gjendje. Suksesin dhe sakrificën. Bashkë me një analizë të hollë për jetën, për mundësitë që të jepen në vende me sisteme normale, ku që në karrocë edukohet dashuria për veten në radhë të parë. Vend ku njerëzit lindin për t'u vendosur në qendër të jetës së tyre, siç në Francë. Ishte një bisedë e vyer dhe ku mësova gjëra të reja për jetën pariziene. Po sidomos ishte një episod me një grua që nuk ka gjetur asgjë gati, por ka ndërtuar çdo shans vetë, qëkur mësonte frëngjishten në Vlorë dhe deri kur ia doli që të bëjë për vete spitalin në Paris ku ishte si specializante në 2021-shin. Nuk ka djersë e mund që nuk shpërblehet. Ja, dëgjoni Artenisën! #artenisabeqiraj #mirakazhani #kardiologie