Ajo është...
BBR (Bruko Broadcast Radio)
0:00 / 0:00
Ajo është...
210 592 просмотра · 9 месяцев назад
BBR (Bruko Broadcast Radio)
4,04 тыс. подписчиков
210 592 просмотра · 9 месяцев назад
Teksti: Jasna Gjino Zengo
Muzika: Bruko Broadcast Radio-
Këngë origjinale-
https://brukobroadcastradio.webradios...
#jasnagjinozengo
#brukobroadcastradio
#dëgjoedheti
Ajo është një vajzë
Që s'po i vë emër,
Por të gjithë djemtë
E kanë në zemër.
Ajo është hëna,
Ajo është dielli,
Ylli i mëngjesit
Që bie nga qielli.
Është ajo vesa,
Që pikon ngadalë,
Xixëllonj'e verës,
Që ndriçon në ballë.
Është ajo pranvera,
Mbushur me aromë,
Është edhe vera,
E bukur, e ngrohtë.
Ajo është vjeshta,
Pikturë plot ngjyra,
Është ajo dimri,
Kur shkëlqen natyra.
Det'i ngrohtë i verës,
Mbushur plot mistere,
Ajri i pastër i malit,
Çelur luledele.
Freski e mëngjesit,
Rrez'e parë e diellit,
Valëza lojcake,
Në zemër të detit.
Ajo është drenushe
Me hapin e shpejtë,
Është shtojzovallja,
Si fjollëz e lehtë.
Serenatë në hënë,
Melodi në buzë,
Ëndërr e mëngjesit,
Nën qiellin e bruztë.
Nëse pyesim djemtë,
Kush është ajo vallë?
Të gjithë në zemra,
Nga një emër mbajnë.