Shije Shtëpie - Kotoleta pule të pjekura në furrë nga Znj. Vjollca - Tv Klan
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Shije Shtëpie - Kotoleta pule të pjekura në furrë nga Znj. Vjollca - Tv Klan
1 974 просмотра · 2 года назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
1 974 просмотра · 2 года назад
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 gjokse pule
Kripë dhe piper i zi
Miell për pudrosjen e kotoletave
3 vezë
2 lgj lëng limoni
1 fç bukë të thekur të grirë
3 lgj parmixhan i grirë
Pak rozmarinë e thatë
Vaj ulliri për spërkatje
Sallata shoqëruese
Rukola
Domate qershi
1 lgj lëng limoni
Domate qershi
Parmixhan
Vaj ulliri
Pastrojmë gjoksin e pulës, e presim atë horizontalisht në feta dhe pasi t’i vëmë në një letër pjekje i shtypim lehtë. I marinojmë me kripë dhe piper të zi. Në një pjatë, në një pjatë tjetër vezët e përziera me pak kripë dhe piper dhe 2 lugë lëng limoni. Në pjatën e tretë vendosim bukën e thekur të grirë, të përzier me parmixhan të grirë e pak rozmarinë. Vendosim kotoletat fillimisht në miell, sa t’i pudrosim lehtë, më pas i kalojmë në vezë e në fund në bukën e thekur të grirë. Shtrojmë letër pjekje në tepsi e më pas vendosim kotoletat. I spërkatim me pak vaj ulliri e më pas i vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë për 15-20 minuta. Në një tas përziejmë të gjithë përbërësit e sallatës e më pas shoqërojmë kotoletat të mbuluara me sallatën e përgatitur.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu