Stop/ “Të shkoj të heq krimbat”, me tumor në gji e skizofreni, lihet pa kuruar, i zë plaga krimba
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Stop/ “Të shkoj të heq krimbat”, me tumor në gji e skizofreni, lihet pa kuruar, i zë plaga krimba
4 361 просмотр · 2 часа назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
4 361 просмотр · 2 часа назад
Rajmonda Doko, një grua nga Maliqi, përveç problemeve të shëndetit mendor, po përballet edhe me një tumor në gji, i cili, sipas familjarëve, është përkeqësuar për shkak të vonesave në trajtim. Sipas motrës së saj, Irini Doko, gjithçka ka nisur me shfaqjen e një gjendre në gjoks. Familjarët thonë se kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Maliq dhe më pas në Korçë, por referimi i pacientes drejt Tiranës është vonuar.
Për pasojë, plaga është zgjeruar dhe në të është konstatuar edhe prania e krimbave. Elvion Doko, nipi i pacientes, akuzon zinxhirin e mjekëve, duke pretenduar se, nëse do të ishte ndërhyrë në kohë, situata mund të ishte parandaluar. Rajmonda Doko ka përfunduar e shtruar në një spital psikiatrik në Elbasan. Por vetë mjeku psikiatër thotë se pacientja nuk duhej të ishte shtruar aty si vendi kryesor i trajtimit. Ai shpjegon se Rajmonda ka nevojë për asistencë të vazhdueshme, por psikiatria nuk është strukturë onkologjike dhe nuk ka pavijon për pacientë të shtruar për sëmundje tumorale.
Nga ana tjetër, mjekja onkologe në Elbasan shprehet se gjendja e Rajmondës është tashmë shumë e rënduar dhe aktualisht nuk ka kirurg që ta marrë përsipër operacionin. Në këtë fazë, Rajmonda po merr antibiotikë, mjekim për plagën dhe serum me vitamina.
Emisioni “Stop” tentoi të kontaktojë edhe mjekët e Spitalit Onkologjik në Tiranë. Bledi Kreka, mjeku që e ka kuruar, kërkon të shohë kartelën e pacientes për të dhënë informacion, ndërsa familjarët nuk e kanë në dispozicion këtë dokument.
Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse.
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #tvklan