Перейти к содержимому

Tv Klan - KSK mblidhet pas masës së Hysenit:Institucionet të mos konkurrojnë për sigurinë kombëtare

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Tv Klan - KSK mblidhet pas masës së Hysenit:Institucionet të mos konkurrojnë për sigurinë kombëtare

827 просмотров · 8 часов назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
827 просмотров · 8 часов назад
Për rreth 1 orë e 30 minuta u mblodh sot Këshilli i Sigurimit Kombëtar, i thirrur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, për të diskutuar situatën pas vendosjes në masën e “arrestit në shtëpi” të shefes së SHISH-it, Vlora Hyseni. Presidenca njoftoi se u ra dakord që, për sigurinë kombëtare, institucionet të mos vihen përballë njëri-tjetrit dhe çështjet individuale të mos cenojnë institucionet e sigurisë. Situata e krijuar pas arrestimit të shefes së Shërbimit Informativ të Shtetit dhe dalja në media e detajeve nga dosja hetimore, ku ajo komunikonte me biznesmenin në kërkim nga SPAK-u, detyroi kreun e shtetit të thërrasë mëngjesin e kësaj të hëne mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, pas tre vjetësh që nuk mblidhej. Anëtarë të përhershëm të këtij organi këshillues janë kreu i shtetit, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, 6 anëtarë të kabinetit qeveritar, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, shefi i Shërbimit Informativ (i cili sot u përfaqësua nga drejtuesi i komanduar, Elvis Lila), Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe kreu i Komisionit Parlamentar të Sigurisë. Por Presidenti ka të drejtën që të thërrasë, sipas çështjes që me të cilën diskutohet, edhe përfaqësues të institucioneve të tjera. Pikërisht sepse kjo çështje prekte edhe organet e akuzës, Presidenti në mbledhjen e sotme kishte thirrur edhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorin e Përgjithshëm, i cili në mungesë ia kishte deleguar prezencën një prej drejtorëve të tij. Mbledhja zgjati 90 minuta dhe në njoftimin e Presidencës thuhet se u arrit në përfundimin që, kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare, institucionet nuk duhet të shfaqin rivalitet, por bashkëpunim. Arrestimi i ish-shefes së Shërbimit Informativ, Vlora Hyseni, vlerësohet si çështje individuale dhe në të tilla raste, thuhet në njoftim, hetimet e pavarura të drejtësisë nuk duhet të rrezikojnë krijimin e një klime mosbesimi te institucionet e sigurisë kombëtare. Një ditë më parë, Kryeministri në deklaratën e tij për situatën e krijuar pas arrestimit të Hysenit e cilësoi si ekstreme masën e arrestit në shtëpi për ish-shefen e shërbimit dhe të patolerueshme rrjedhjen e informacionit nga dosja hetimore, që në këtë rast, sipas tij, cënoi sigurinë kombëtare dhe besueshmërinë te SHISH-i. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #KSK #KeshilliISiguriseKombetare #VloraHyseni #SiguriaKombetare #Shqiperi #LajmeShqip #Politike #Aktualitet #Institucionet #Drejtesia #Siguria #Tirana #LajmeTeFundit #DebatInstitucional #Shqiptaret