BYREK ME TRAHANA TE EMBEL/SUPE ME QOFTE ME TRAHANA/BYREK ME TRAHANA SPINAQ (Receta nga znj.Katerina)
Vila24News24
0:00 / 0:00
BYREK ME TRAHANA TE EMBEL/SUPE ME QOFTE ME TRAHANA/BYREK ME TRAHANA SPINAQ (Receta nga znj.Katerina)
4 116 просмотров · 6 лет назад
Vila24News24
92 тыс. подписчиков
4 116 просмотров · 6 лет назад
“Kendi I gatimit” ne News24 - 17 dhjetor, 2019
BYREK ME TRAHANA TE EMBEL
500 gr trahana e ëmbël
1 litër ujë
300 ml qumësht
4 kokrra vezë
500 gr djath i bardhë
4 lugë supe gjalpë
5 petë për byrek
½ filxhan vaj ulliri
½ filxhan gjalpë
1 lç kripë
1 vezë e rrahur me 1 filxhan qumësht për petët
Në një tenxhere hedhim 500 ml ujë (ose 2 gota) dhe 500 gr trahana dhe e lemë të zbutet për 15 minuta. Shtojmë 2 gotat e tjera me ujë, qumështin e vemë në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të valojë dhe të trashet.
Parangrohim furrën në temperaturën 180 gradë.
Rrahim në një tas vezët duke i perzier me djathin, shtojmë 4 lugë gjalpë dhe trahananë qe e kemi zier më parë, e cila është ftohur pak.
Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe vaj ulliri dhe shtrojmë petët njëra pas tjetrës. Hedhim në mes përzierjen e tasit dhe mbledhim bukur anët e petës. E spërkasim sipër me vezën e rrahur me qumësht dhe e pjekim në furrë në temperaturën 180 gradë për rreth 1 orë.
BYREK ME TRAHANA DHE SPINAQ
1 pako peta për byrek
200 gr trahana të ëmbël
1 kg spinaq
1 qepë të thatë
2-3 qepë të njoma
1-2 tufa koper
1-2 tufa majdanoz
2-3 kokrra vezë
150 gr djath
Vaj ulliri / gjalpë
Kripë, piper
Grijmë spinaqin dhe erëzat dhe i vendosim në një tas ku shtojmë djathin e thërrmuar, trahananë, kripën dhe piperin. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit.
Lyejmë një tavë me yndyrë dhe vendosim 2-3 petë duke i spërkatur me gjalpë ose vaj ulliri. Vendosim masën e përgatitur me spinaq dhe mbi të hedhim vezët e rrahura me qumësht. Vendosim më pas 2-3 petë të tjera spërkatur me yndyrë.
Sipas dëshirës mund ta presim byrekun pa e pjekur dhe më pas ta vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.
SUPE ME QOFTE ME TRAHANA
Për qoftet:
500 gr mish i grirë
1 filxhan çaji trahana të ëmbël
1 qepë të thatë
1 të bardhë vezë
1 lgj vaj ulliri
Kripë, piper
Koper, majdanoz
Për supën:
1.5 litër lëng perimesh
2 të verdha veze
2 lgj trahana të thartë
1 patate
1 karrotë
Bashkojmë në një tas të gjithë përbërësit e qofteve dhe më pas brumin e qofteve e lemë të pushojë për disa minuta.
Në një tenxhere vendosim 1.5 litër lëng perimesh dhe e lemë të marrë valë, më pas shtojmë qoftet rrumbullake një e nga një dhe i lemë të ziejnë për disa minuta.
Rrahim 2 të verdha veze me 2 lugë trahana, rregullojmë temperaturën e vezëve (që të mos priten) me pak lëng perimesh të ngrohtë dhe e shtojmë tek supa me qofte. E lemë supën në temperaturë mesatare të vlojë për rreth 10 minuta duke e trazuar lehtë herë pas here. Sipas dëshirës kësaj supe mund ti shtojmë 1 patate dhe 1 karrote të grirë në kubikë të vegjël.