Перейти к содержимому

Ngrirja e vezeve, embriologu Haxhia ne spitalin Hygeia shpjegon proceduren| ABC News Albania

ABC News Albania

0:00 / 0:00

Ngrirja e vezeve, embriologu Haxhia ne spitalin Hygeia shpjegon proceduren| ABC News Albania

1 953 просмотра · 6 лет назад
ABC News Albania
568 тыс. подписчиков
1 953 просмотра · 6 лет назад
Gratë që duan të bëhen nëna në një kohë më të vonë kanë një mundësi përtej asaj biologjikes për të realizuar  dëshirën e tyre. Mjeku embriolog në Klinikën e Fertilitetit të Spitalit Hygeia në Tiranë tregon se ato mund të ngrinë vezët për ti ruajtur për një kohë të pacaktuar. "Të gjitha këto gra e bëjnë ngritjen e vezëve përpara një moshe të caktuar. Te rreth 35-37, përpara kësaj moshe konsiderohet optimale për ruajtjen e qelizave." Procedura u vjen në ndihmë dhe pacienteve që janë prekur nga tumoret dhe duhet t'i nënshtrohen kimioterapisë. "Këta pacientë në momentin që diagnostikohen me këtë sëmundje...në një moment të dytë kur e kalojnë këtë problem, duan që të krijojnë familje dhe kjo është e pamundur. Duke i ngrirë vezët në një moment përpara fillimit të terapisë, bën të mundur që në një moment të dytë, ata të kenë mundësi që të kenë fëmijën e tyre." Mjeku Marsel Haxhia në Klinikën e Fertilitetit në Spitalin Hygeia në Tiranë tregon si kryhet kjo procedurë. "Gratë, në një cikël të rregullt menstrual, çdo cikël prodhojnë një vezë. Ne do e stimulojmë në mënyrë të përshtatshme për vezoren e tyre që të prodhojë sa më shumë vezë. Sa më shumë vezë, aq më shumë mundësi kemi për të pasur shtatëzani më vonë...Marrja e vezëve bëhet me sedacion, në gjumë, 5-10 minuta zgjat. Ngrirja duhet të bëhet nga një embriolog i specializuar për këtë punë." Në spitalin Spitalin Hygeia në Tiranë ngrirja e vezëve është një procedurë që kryhet me sukses prej vitesh. Per informacionet me te fundit klikoni: Web: http://abcnews.al/ Facebook:   / abcnews.al   Instagram:   / abcnewsal   Subscribe kanalin tone ne: youtube:   / abcalbanian   #abcnews #abcnewsalbania