Перейти к содержимому

Ka nje mesazh per ty - “Konsensusi” 50 vjeçar i Sabriut dhe Sadetes (21 Nentor 2021)

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Ka nje mesazh per ty - “Konsensusi” 50 vjeçar i Sabriut dhe Sadetes (21 Nentor 2021)

228 500 просмотров · 4 года назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
228 500 просмотров · 4 года назад
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. Sadetja e ka pranuar ftesën e Sabriut në “Ka Një Mesazh Për Ty” dhe është bërë pjesë e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Tejet e lumtur, ajo është shprehur se ka pasur një jetë mjaft të bukur pasi në rrugëtimin e saj ka pasur dhe ka përkrah një burrë të mrekullueshëm. E pyetur se kur ja kanë sjellë mesazhin, Sadetja ka treguar se ftesën e ka marrë të martën dhe gjatë këtyre ditëve ka menduar shumë se kush mund të fshihet pas kësaj surprize. Ardit Gjebrea: Kush ju ka ardhur në mendje? Sadetja: Fillimisht në mendje më ka ardhur bashkëshorti se atë e kam shumë përzemër sepse më ka mbajtur shumë mirë. Ardit Gjebrea: Fëmijët ku i ke? Sadetja: Fëmijët i kam në Greqi, dy i kam këtu në Shqipëri. Ardit Gjebrea: Thua të kenë ardhur nga Greqia? Sadetja: Jo, nuk e di. Ardit Gjebrea: Jo, nuk janë fëmijët, të garantoj. Sadetja: Epo, nëse nuk janë fëmijët do të jetë bashkëshorti ose vëllai. Bashkëshortin e kam fiksim sepse më ka shpëtuar jetën sepse pas 24-25 vjetësh më filloi kolla. Nuk ka lënë vend pa më çuar këtu në Shqipëri, pastaj u hapën vizat e vajtëm në Greqi që të më vizitojë. Ai nuk ka lënë vend pa më vizituar. Në Greqi u shërova, shpëtova. Ardit Gjebrea: Tani ta shohim së bashku se kush të ka ftuar… Sadetja: Është bashkëshorti im. Ardit Gjebrea: Po ku e shikon, ti vetëm një unazë shikon? Sadetja: Unazën vetëm bashkëshorti ta sjell. Ardit Gjebrea: Si e ka emrin? Sadetja: Sabri Sabriu: Flori do të të them sepse të kam thënë gjithmonë. Sadetja: Edhe unë ashtu të kam ty. Sabriu: Të kam sjellë këtu që të jap një mesazh publik për arsye se kemi kaluar një jetë të tërë bashkë, prej 50 vjetësh dhe kam një brengë të madhe sepse e nise shkollën dhe nuk e bitise. Sadetja: Atë mos e përmend sepse shkollën dhe unë përderisa m’u sëmur vjehrra dhe iku nuk ju lija dot ju dhe të shkoja në shkollë, jam mëse e lumtur. Sabriu: Por unë e kam thikë në zemër sepse kam qenë mësues vetë dhe ty zëre se të kam pasur nxënëse, por edhe në jetë e shkëlqyer ke qenë. Të kam zemër dhe të kërkkoj falje botërore. Sadetja: Të kam falur me mijëra herë sepse kam kaluar një jetë të lumtur dhe shkollën ta kisha filluar s’do isha qenë kaq e lumtur sa jam tani. Sabriu: Kemi kaluar një jetë, siç thotë ai filmi turk, kudo bashkë, gjithmonë bashkë. Për këtë mendova një unazë për 50-vjetorin, edhe 50 të tjera. Sadetja: Faleminderit, të dy bashkë. U bëj thirrje të gjithë gocave dhe djemve të mos shikojnë makinat luksoze e pasuri e vilë e pallate, por të gjejnë njeriun e zemrës./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/