Tv Klan - Berisha: Asgjë nuk e nxin luftën çlirimtare të Kosovës
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Tv Klan - Berisha: Asgjë nuk e nxin luftën çlirimtare të Kosovës
1 233 просмотра · 1 день назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
1 233 просмотра · 1 день назад
Sali Berisha e sheh apelimin e vendimit të dhënë nga Gjykata Speciale në Hagë si të vetmen përgjigje juridike për dënimin me 81 vite burg ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së, teksa thekson se asgjë nuk mund ta nxijë luftën çlirimtare të Kosovës nga gjenocidi serb.
“Ky problem ka apelimin si rrugë të vetme. Të gjitha përpjekjet e tjera, i garantoj qytetarët veçse sa ndërlikojnë tashmë jo vetëm ish-udhëheqësit politikë të Kosovës, por edhe vetë Kosovën.”
Në bashkëbisedimin e përjavshëm me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pa komentuar nuk la edhe dy emërimet e reja në qeveri, atë të Ministrit të Brendshëm Ervin Demo dhe Ministres së Shëndetësisë Klodiana Spahiu
“Shëndetësinë e mori në dorë Edi Rama tani, nuk ka më, ajo është kot fare, është një kukull në duart e Surrelit. Demo, i gatuar me bandat më të rrezikshme të Shqipërisë”.
Bajram Begaj ishte shënjestra e rradhës e kryedemokratit, pas dekretimit të ligjit për pagat e magjistratëve.
“Ky është një delinkuent, i cili me dosjet që ka së bashku me Edi Ramën për Gjirin e Sarandës, për Limanin, për zonat e tjera ushtarake, ky mund të shkojë... se këtë e kap gjyqi ushtarak dhe mund të ketë dënimet më të rënda që ka kodi për to, ky është bashkëautor në krime”.
Sa herë ngre akuza në adresë të Edi Ramës, këtij të fundit i kujton edhe padronët, që thotë se e mbajnë peng.
“Personat që kontrollojnë sot totalisht Edi Ramën janë Lubi Balluku, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri”.
Pavarësisht mbështetjes që thotë se mori në SHBA për luftën kundër narkotrafikut e krimit, fundin e Edi Ramës nuk e pret nga përtej Oqeanit, por nga protesta qytetare.
“Të mbështesin protestën, Rama të ardhme s’ka”.
Në politikë refuzon të luajë më kartat e kundërshtarit.
“Unë nuk loboj për ndalimin e tij, por do bëj gjithcka që ai të përballet me drejtësinë, ndaj të cilit rëndojnë vepra penale pafund”.
Ngritjen e muzeut hebraik në Vlorë e cilësoi diçka pozitive, duke u pozicionuar kundër qëndrimeve anti-Semite, të cilat thotë se kanë për qëllim nxitjen e luftrave ndëretnike dhe fetare.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#SaliBerisha #Haga #GjykataSpeciale #UÇK #Kosova #HashimThaçi #KadriVeseli #JakupKrasniqi #RexhepSelimi #Apelimi #LuftaEKosovës #PolitikaShqiptare #EdiRama #QeveriaShqiptare #Opozita #BajramBegaj #Vlora #MuzeuHebraik #Shqipëri #Kosovë #DebatPolitik #Protesta #HistoriaEKosovës