I mituri zbulon tradhtinë e nënës,i ati dërgon shokun ta ruaj: Ikte në hotel,fëmijët i linte pa bukë
Report TV
0:00 / 0:00
I mituri zbulon tradhtinë e nënës,i ati dërgon shokun ta ruaj: Ikte në hotel,fëmijët i linte pa bukë
108 502 просмотра · 2 года назад
Report TV
667 тыс. подписчиков
108 502 просмотра · 2 года назад
#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Konfliktet mes dy bashkëshortëve ka bërë që babai të mos ketë kontakt me dy djemtë e mitur. Albert Zllami 53-vjeçari nga Tropoja prej dy vitesh nuk ka asnjë kontakt me dy të vegjëlit e tij. Bashkëshortja, Afërdita Tahiraj ka shkëputur çdo kontakt me të dhe nuk i lejon fëmijët të flasin me të atin.
Albert Zllami pas një martese të dështuar disa vjeçare, në vitin 2012 njihet me Afërdita Tahirajn në rrjete sociale. Ende pa mbushur një vit, çifti do të kurorëzonte dashurinë e tyre në martesë dhe nisën bashkëjetesën në kryeqytet. Mes çifit të ri gjithçka po shkonte mirë dhe në jetë erdhi bekimi i tyre i pare, Aron.
Për një jetesë më të mirë, Alberti së bashku me djalin e porsalindur zhvendosën në Gjermani. Aty ku dhe do të ndryshonte jeta e tyre përgjithmonë… I vogli filloi të kishte probleme shëndetësore dhe kushtet e vështira në tokë të huaj, e detyruan që të ktheheshin në atdhe.
Në 2016 ata u bënë prindër për herë të dytë dhe ne jete vjen Arberi. Po në këtë vit ata do të mësonin se djali i madh vuante nga leuçemia… Ndaj nena së bashku me djalin nisen në Itali për të kuruar djalin. Një vit më vonë do të merrte edhe të voglin…
Të dy bashkëshortet filluan të kishin konflikte me njëri-tjetrin. Të dy të ndodhur në dy shtete të ndryshme kishin keqkuptime të njëspasnjëshme. E që prej vitit 2022, Afërdita ka shkëputur çdo kontakt me babain e fëmijëve. Ajo e ka bllokuar në të gjithë rrjtete sociale dhe nuk i lejon që fëmijët të flasin me të atin.