Перейти к содержимому

Top Channel/ Debate te “Xhafaj”, kryetari: Rastet të trajtohen, kam bërë 7 ankesa për zhurmën dhe...

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

Top Channel/ Debate te “Xhafaj”, kryetari: Rastet të trajtohen, kam bërë 7 ankesa për zhurmën dhe...

1 198 просмотров · 18 часов назад
Top Channel Albania
3,3 млн подписчиков
1 198 просмотров · 18 часов назад
Vonesat në shërbimet publike, trajtimi i ankesave dhe problematikat në institucione u diskutuan në komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Kreu i komisionit, Fatmir Xhafaj, kërkoi sqarime nga drejtori i Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Angelo Koleka, mbi efektivitetin e zgjidhjes së ankesave të qytetarëve, ndërsa deputeti Gjin Gjoni ngriti pyetje mbi takimet e deputetëve me qytetarët dhe raportimin e tyre pranë agjencisë. Koleka tha se problematikat kryesore lidhen me Kadastrën, gjendjen civile, shëndetësinë dhe bashkitë, ndërsa Xhafaj kërkoi më shumë përgjegjësi institucionale për rastet kur ankesat përsëriten pa marrë një zgjidhje përfundimtare. Gjoni: Kanë dalë teza të reja për Besën, Praninë Besnike dhe Pasqyrën. Këto deputetët që zhvillojnë takimet, vijnë t’i raportojnë te agjencia juaj apo…? (Qesh)) Koleka: Pasqyrë Albania do të jetë platformë online. Takimet e deputetëve nuk janë kompetencë e imja dhe askush prej tyre nuk ka ardhur të raportojë. Nuk kam kontakte. Xhafaj: Në ankesat që vijnë te ju, sa arrini ju të kuptoni që qytetari e ka marrë përgjigjen dhe zgjidhjen? Mundeni, apo varet nga vullneti i të tjerëve? Cila është koha mesatare e vendimit dhe ku konsistojnë, cili është sektori që ka më së shumti probleme? Keni akte nënligjore që do të duhej t’i kishit përmbushur dhe nuk i keni realizuar? Sa raste keni për denoncimin e korrupsione dhe në sa raste i është shkuar deri në fund? Koleka: Sa i takon e-albania, brenda dhjetorit ne do të monitorojmë mbi 2 mijë shërbime. Mbi 400 janë të monitoruara 100%. Për pjesën tjetër ka një problem me IT, sepse nuk kemi rakordim në lidhje me shërbimet e vonuara. ASHK është problematika kryesore e agjencisë sonë, gjendja civile për Ministrinë e Brendshme, pjesa e tatimeve, për privatizimet e tokave bujqësore, alokimi i fondeve të tërmetit dhe IKMT kemi pasur probleme dhe kjo lidhet me Bashkitë. IMT dhe Bashkitë japin leje dhe më pas refuzojnë dhe kërkojnë prishjen. Më pas ka vonesa shkresash. Sa i përket kohës së ankesave, ne japim përgjigje brenda 10 ditëve. Por ka raste që brenda një ankese, bëhen tre gjithsej. Kjo të kërkon më shumë kohë. Nëse vjen denoncim për noterët, shkon afati 6 muaj, sipas ligjit. Sa i takon kuadrit të integrimit, nga ana jonë janë plotësuar të gjitha kërkesat, nuk kemi asnjë pikë për të përmbushur. Sa i takon anti-korrupsionit, rastet dërgohen te ministria përkatëse, drejtoria përkatëse e merr në shqyrtim dhe në fund na thonë rezultatin. Nuk kemi asnjë akt nënligjor për të plotësuar. Xhafaj: Unë jam deputet në një zonë dhe bëj takime. Një qytetar më ankohet se lokali që kanë poshtë pallatit, e kanë zhurmën shumë të lartë. Në një shtet normal qytetarët duhet të paraqesin ankesën te portali juaj “Shqipëria që duam”. Herën e parë u shkon policia dhe e mbyllin. Pas dhjetë ditësh shkon kërkesa e radhës dhe sërish brenda 3 ditësh vazhdon. Mua më ka ndodhur shtatë herë e njëjta gjë. Nuk është çështja që ta lexoni kërkesën, se këtë e bën edhe me AI. Çështja është që rastet duhen trajtuar. Si i bëhet që ai të ketë besim që do të ketë zgjidhje? Çfarë mund të përmirësoni? Koleka: Sa i takon ndotjes akustike, problemi nis me bashkitë, me të cilat kemi gjithë probleme. Bëjmë takime. Është ajo mënyra që bllokimi zgjat disa ditë dhe më pas nis sërish. Xhafaj: Kush janë tri çështje që duhet t’i vëmë në fokus dhe tre institucione që kërkojnë ndërhyrje të veçantë? Koleka: Problemi më i madh është pjesa që lidhet me Kadastrën e para, agjencia e trajtimit të pronave. Shëndetësia gjithashtu është problematike dhe zyra e gjendjes civile, ku qytetarët kanë vonesa të mëdha në lidhje certifikatat e vjetra. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #FatmirXhafaj#Komisioni#TopChannelNews