Fiks Fare/ Protestojnë banorët e Shelcanit: Duam kazanë plehrash!
Top Channel Albania
0:00 / 0:00
Fiks Fare/ Protestojnë banorët e Shelcanit: Duam kazanë plehrash!
2 839 просмотров · 2 года назад
Top Channel Albania
3,3 млн подписчиков
2 839 просмотров · 2 года назад
Banorët e fshatit Shelcan të Elbasanit ankohen në Fiks Fare se nuk kanë kazan plehrash. Banorët e lagjes 'Kapaj' pohojnë se prej kohësh plehrat i lënë ku të munden, pasi nuk kanë kazane mbeturinash që t'i hedhin ato. Bashkia nuk ka çuar në këtë fshat kazan plehrash dhe banorët i nxjerrin jashtë shtëpisë duke i depozituar në rrugë apo ku të munden. Mbledhja e plehrave në këtë fshat bëhet një herë në javë, por banorët janë të shqetësuar pasi ato përhapen në të gjithë fshatin nga kafshët.
Perveç kësaj në këtë fshat kalohet që shkohet edhe në Gjinar një fshat turistik, por që turistat fillimisht duhet të përballen me plehrat.
I pyetur nga Fiks Fare përgjegjësi i sektorit të pastrimit Bashkia Elbasan, pohoi se në fund të muajit nis edhe shpërndarja e kazanëve të plehrave në këtë zonë.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel