Перейти к содержимому

Pergjimet e BILD - Astrit Avdylaj dhe kryetari i bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani

Ora News

0:00 / 0:00

Pergjimet e BILD - Astrit Avdylaj dhe kryetari i bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani

2 392 просмотра · 7 л. назад
Ora News
325 тыс. подписчиков
2 392 просмотра · 7 л. назад
#rtvora #pergjimet #BILD Gazeta gjermane BILD publikoi 6 audiopërgjime të bisedave të Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Avdylajve në Shijak. Përgjimet tregojnë lidhjet direkte që Avdylaj mbante me kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, me kandidatin aktual të Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut Elton Arbana. Gjithashtu tregojnë angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota për Partinë Socialiste si dhe për të emëruar në listën e PS-së, si kandidat për deputet Ilir Ndraxhin. Në një nga përgjimet ai komunikon me vëllanë e kandidatit për deputet, si dhe me kryetarin e bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani. Përgjimi 2: 28 Mars 2017 Astrit Avdylaj kreu i bandës kriminale Avdylaj në Shijak - kryetari i bashkisë së Shijakut (0692069933) Ardian Kokomani "Astrit Avdylaj kreu i bandës kriminale Avdylaj në Shijak telefonon kreun e bashkisë së Shijakut për të lënë një takim me të, me Vangjush Dakon kryetarin e bashkisë Durrës dhe me një kandidat të ardhshëm për deputet, "Liri" ( Ilir Ndraxhi) një person që banda kriminale Avdylaj kërkon që të vihet në listë përpara si kandidat i PS-së. Takimi është për këtë qëllim. Të finalizohet marrëveshja që Ilir Ndraxhi të bëhet kandidat i PS-së për deputet në Durrës, duke përfaqësuar interesat e klanit kriminal të Avdylajt dhe klani i Avdylajve do të japë një mbështetje të plotë fushatës së PS-së në Durrës" shkruan Bild Astrit Avdylaj: Alo Kryetari i Bashkisë Shijak: Hë mo Astrit Avdylaj: Si je kryetar Kryetari i Bashkisë Shijak: Si ke qenë ti? Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit. Ça po bo Kryetari i Bashkisë Shijak: Jam akoma këtej, sa kemi mbaruar dhe po hamë drekë. Astrit Avdylaj: Të bëftë mirë, e di përse të mora Kryetari i Bashkisë Shijak: Po.. Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10:00 të mëngjesit, Alo.. Kryetari i Bashkisë Shijak: Po po të dëgjoj Astrit Avdylaj: Unë ti Gjushi, ( Vangjush Dako) Liri ( Ilir Ndraxhi, kandidat për deputet në Shijak), vëllai i Lirit, Jupi, dhe do të pijmë një kafe në Durrës në orën 10:00. Prandaj të mora. Kryetari i Bashkisë Shijak: në orën 10:00 do të jemi edhe tek Pallati i Kulturës sepse ka vdekur Niko Bespalla, ish futbollisti jonë, shijaksi jonë. Kanë ceremoninë në Pallatin e Kulturës dhe takohemi atje. Astrit Avdylaj: Do takohemi tek një kafe, do të sjellim Paparitin, që të jemi nesër... a më kupton. Kryetari i Bashkisë Shijak: Pa merak Astrit Avdylaj: Erdhën sot ato, por i diskutueshëm..., ishte dhe Juli... kështu që e kupton. Ngaqë është edhe ai, edhe ti të jesh...sepse normal po të mos jesh ti ... a më kupton Kryetari i Bashkisë Shijak: E kuptoj Astrit Avdylaj: Alo, çfarë the? Kryetari i Bashkisë Shijak: Titi, them pa merak do të jem në Durrës. Rri pa merak. Sepse do të jem edhe në ceremoni atje, rri pa merak Astrit Avdylaj: Mirë, prandaj që do ashu, që të jesh edhe ti me këto.., më kupton? Kryetari i Bashkisë Shijak: Po, Po Astrit Avdylaj: Mirë faleminderi Kryetari i Bashkisë Shijak: Ok mirupafshim Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/audiope... Follow Ora News Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE www.oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz