AAB MAGAZINE 2026 - FULL EPISODE
Kolegji AAB
0:00 / 0:00
AAB MAGAZINE 2026 - FULL EPISODE
1 625 просмотров · 4 мес. назад
Kolegji AAB
790 подписчиков
1 625 просмотров · 4 мес. назад
AAB Magazine është një produkt medial i prodhuar nga studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB.
Ky emision i moderuar nga Resul Maxhuni dhe Gentiana Balaj reflekton mbi njohuritë teorike dhe praktike të fituara gjatë viteve të studimit, duke trajtuar tema të ndryshme nga jeta studentore, mundësitë që ofron Kolegji AAB, aktualiteti, kultura, sporti e showbizz-i.
Urata Restelica dhe Flutura Hoxha përmes kronikave të tyre sjellin atmosferën e jetës studentore në hapësirat e Kolegjit AAB, derisa bashkëbisedimi me prorektoren për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Venera Llunji sjell në vëmendje mundësit dhe kushtet e studimit që ofrohen nga Kolegji AAB, përfshirë edhe studimet jashtë në kuadër të programit Erasmus +. Më shumë rreth mundësive të studimit jashtë vendit sjell lidhja direkte nga gazetarja Erza Surdulli me Erëza Mehmetin nga Zyra e Projekteve në Kolegjin AAB. Bashkëbisedimi i dytë me vazhdon të ketë fokus studentët dhe aktivitetet, të cilat i sjell në vëmendje Aorena Berisha, përfaqësuese nga Unioni Studentor në Kolegjin AAB. Urtina Duraj, Erza Dakaj, Rrezarta Krasniqi dhe Fjolla Haliti trajtojnë temën "Studentët dhe zgjedhjet", përmes së cilës kuptojmë preukopimet e studentëve që lidhen me të rinjtë dhe proceset vendimmarrëse. Krahas debateve Merjem Veseli, Erza Dakaj, Hareja Osaj dhe Urtina Duraj na sjellin kronikat mbi çështje të cilat ndikjonë në jetën e përditshme të qytetarëve. Diellëza Krasniqi na sjell gjurmë nga lufta, Leona Gucati, Arlinda Haliti dhe Erona Olluri na sjellin trashëgiminë kulturore shqiptare. Ndërsa Sara Mulliqi na sjell suksesin e vajzave në sport dhe Valentina Istrefi na sjell një akt humanitar.
Gjithçka rreth sportit e kuptojmë nga Petrit Miftari dhe paneli në studio, ndërkaq për temperaturat kuptojmë nga Erna Ahmeti.
Në magazinë nuk mungon as showbizz-i, gjithçka çka dihet nga bota rozë, e krejt ato çka fshihen i kuptojmë nga Lumturie Rifati, Tringa Krasniqi dhe Laureta Llugiqi. Magazina përmbushet edhe nga bashkëbisedimi i ngrohtë mes gazetares Tringa Ismajli dhe profesori Mentor Shala.
Qershor, 2026