Перейти к содержимому

Berisha sulmoi Qorin, Muçi: Kreu i PD u mor me të gjithë faktorët që e kanë delegjitimuar atë | 3D

RTSH

0:00 / 0:00

Berisha sulmoi Qorin, Muçi: Kreu i PD u mor me të gjithë faktorët që e kanë delegjitimuar atë | 3D

334 просмотра · 5 ч назад
RTSH
296 тыс. подписчиков
334 просмотра · 5 ч назад
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, komentoi deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me protestat e zhvilluara muajt e fundit, duke theksuar se sulmet e tij nuk ishin të drejtuara ekskluzivisht ndaj Lëvizjes Bashkë, por ndaj të gjithë aktorëve që, sipas tij, kanë ndikuar në delegjitimimin e Berishës dhe PD-së brenda protestës. I ftuar në emisionin “3D” me Alban Dudushin, Muçi u shpreh se reagimi i Berishës lidhet me perceptimin e tij se po humbet ndikimin politik. “Unë mendoj se ai e ndjen që sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë defaktorizohet dhe aq më shumë i humbet retorika,” tha Muçi. Sipas deputetit të Lëvizjes Bashkë, sloganet dhe qëndrimet kritike ndaj klasës politike nuk janë produkt i një grupi të vogël aktivistësh, por reflektojnë një ndjenjë më të gjerë qytetare. “Thirrja ‘Rama në burg, Berisha në burg’ nuk është e iniciuar apo e nxitur vetëm nga Lëvizja Bashkë, por është një frymë e përgjithshme e protestuesve, e studentëve dhe e të gjithë atyre që dalin dhe protestojnë,” deklaroi ai. Muçi kujtoi se në fillim të protestave kishte akuza se ato po nxiteshin nga qeveria, ndërsa më pas, sipas tij, qëndrimi i opozitës ndryshoi. “Në javët e para thuhej se këta i nxit Edi Rama. Më pas u tha se protesta ka legjitimitet dhe duhet të rrëzojë Ramën,” tha deputeti. Duke komentuar kritikat e Berishës, Muçi theksoi se kreu demokrat nuk sulmoi vetëm Lëvizjen Bashkë, por një sërë grupesh dhe individësh të përfshirë në protestë. “Berisha u mor me të gjithë faktorët kryesorë që kanë mbajtur protestën në këto 135 ditë. Jo vetëm me Lëvizjen Bashkë, por edhe me grupin e mikrofonit, me grupin e flamingove dhe me aktorë të tjerë të protestës,” u shpreh ai. Në vijim, Muçi argumentoi se sulmi kishte një objektiv më të gjerë politik. “Berisha u mor me të gjithë të tjerët që kanë protestë dhe që kanë delegjitimuar atë individualisht si lider i PD-së dhe PD-në si pjesë të protestës. Ky ishte sulmi i Berishës. Nuk ishte vetëm ndaj Lëvizjes Bashkë,” deklaroi deputeti. Në përfundim, deputeti i Lëvizjes Bashkë vlerësoi se reagimi i Berishës ishte i pritshëm, pasi sipas tij kreu i opozitës kërkonte t’u përgjigjej kritikave dhe problematikave që kishin shoqëruar protestat gjatë muajve të fundit. /rtsh.al/ 3D me Alban Dudushin, një program i dedikuar aktualitetit ku trajtohen "dritëhijet, debatet dhe dilemat" mbi çështjet që prekin dhe shqetësojnë publikun shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Përmes gazetarëve dhe analistëve të ftuar në panel, 3D do të përcjellë mesazhe të forta nga Shqipëria dhe përtej saj. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook:  / rtshqiptar   Instagram:  / rtshqiptar   Twitter:  / rtshqiptar   Tik Tok:  / rtshqiptar   #3D #RTSH #albandudushi