Перейти к содержимому

Shiroka - Beselidhja 13 Dhjetor 2025 Kategoria e dyte.

Mikel Thepina

0:00 / 0:00

Shiroka - Beselidhja 13 Dhjetor 2025 Kategoria e dyte.

259 просмотров · 10 мес. назад
Mikel Thepina
250 подписчиков
259 просмотров · 10 мес. назад
🔵⚪️Shiroka 1-1 Besëlidhja🔴🟡, super ndeshja e javës. 💥 Spektakël në fushë dhe tribuna. Ndeshja e luajtur sot mes dy ekipeve që mbajnë dy vendet e para në rënditje, u karakterizua nga rivalitet i fortë dhe intensitet i lartë nga minuta e parë deri në fund. Të dyja skuadrat hynë në fushë me objektiv të qartë. Shumë lojtarë shkodranë në të dyja ekipet, duke i dhënë cilësi dhe intensitet lojës në fushë. Dy filozofi të ndryshme përballë njëra-tjetrës: Shiroka e drejtuar nga trajneri argjentinas Tatangelo dhe Besëlidhja nën udhëheqjen e Plorit. Ndeshja u zhbllokua shpejt, me Dulajn që kaloi Shirokën në avantazh në minutën e 6-të, ndërsa vetëm dy minuta më pas ishte Akansase që barazoi rezultatin në minutën e 8-të për Besëlidhjen. Sfida ishte e luftuar në çdo repart, me duele të shumta në mesfushë dhe raste nga të dyja krahët, ndërsa asnjëra skuadër nuk pranoi të tërhiqej. Loja e fortë dhe ritmi i lartë mbajtën tensionin konstant gjatë gjithë ndeshjes. Atmosfera në stadium ishte një tjetër element i veçantë, me tribuna të mbushura dhe mbështetje të zjarrtë nga tifozët e të dyja ekipeve, të cilët i dhanë ndeshjes ngjyrë dhe emocion. Një përballje që konfirmoi nivelin dhe rivalitetin mes dy skuadrave më të mira të kampionatit.