Перейти к содержимому

MCN Economy- TVSH 6% e 0%, taksë qarkullimi, do bien çmimet?

MCN TV

0:00 / 0:00

MCN Economy- TVSH 6% e 0%, taksë qarkullimi, do bien çmimet?

309 просмотров · 15 ч назад
MCN TV
142 тыс. подписчиков
309 просмотров · 15 ч назад
Paketa e re fiskale dhe projektbuxheti që kap vlerën rekord të 10 miliardë eurove kanë ndezur një diskutim mes ekspertëve të ekonomisë, teksa ulja e TVSH-së për produktet e shportës në 6% dhe formula e heqjes së taksës së qarkullimit po ngjallin më shumë dyshime sesa optimizëm për xhepat e qytetarëve. Në studion e MCN Economy, ekspertët Enriko Ceko dhe Bardhi Sejdarasi kanë zbërthyer me tone kritike marrëdhënien mes premtimeve të qeverisë dhe përgjegjësisë së bizneseve, duke vënë në pikëpyetje nëse këto lëvizje do të sjellin realisht rënie të çmimeve në treg. Sejdarasi u tregua i drejtpërdrejtë në analizën e tij, duke shigjetuar sjelljen e biznesit vendas, i cili sipas tij ka përfituar maksimalisht nga konjukturat e kursit të këmbimit pa reflektuar asnjë ulje te konsumatori i thjeshtë. Nga ana tjetër, eksperti Enriko Ceko u ndal te nisma për taksën e qarkullimit dhe skepticizmi i madh nëse tregu i karburanteve do ta respektojë këtë lehtësim, duke sugjeruar që qeveria duhet të ndërhynte te një tjetër taksë që në origjinë. Edicion mbi ekonomin/u00eb, bashk/u00ebbisedim me ekspert/u00eb n/u00eb studio.#MCNTV #MCN #MCNEconomy