Перейти к содержимому

Top Chanel/ Alarmi: Vuçiç po zhduk dokumentet me rëndësi në institucionet shtetërore

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

Top Chanel/ Alarmi: Vuçiç po zhduk dokumentet me rëndësi në institucionet shtetërore

2 863 просмотра · 16 ч назад
Top Channel Albania
3,31 млн подписчиков
2 863 просмотра · 16 ч назад
Thasë të zinj mbeturinash, të mbushur me dokumente të shkatërruara, zyra të mbyllura me çelës në institucionet shtetërore dhe veprimtari që, sipas dëshmive të punonjësve, po zhvillohen gjatë natës. Këto janë të dhënat dhe fotografitë që po publikohen, pasi Lista Studentore fitoi zgjedhjet e 25 tetorit kundër Partisë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandër Vuçiç, e cila humbi pas 14 vitesh në pushtet. Dyshimet e fundit për shkatërrimin e dokumentacionit të rëndësishëm janë ngritur në Fondin Republikan të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Serbisë (PIO). “Diçka e jashtëzakonshme dhe e pazakontë po ndodh natën”, u shpreh për REL përfaqësuesi kryesor i Shoqatës së Sindikatave të Lira dhe të Pavarura për punonjësit e Fondit Republikan, Dragan Domazet, duke shtuar se punonjësit kanë arritur ta shpëtojnë një pjesë të dokumenteve të shkatërruara. Kryeprokurorja e Shtetit e Serbisë, Zagorka Dolovac, më 29 tetor i udhëzoi të gjithë kryeprokurorët publikë dhe ushtruesit e detyrës së kryeprokurorit publik që t’i drejtohen urgjentisht policisë me kërkesa për marrjen e masave për parandalimin e shkatërrimit të shkresave zyrtare dhe dokumenteve të tjera. Sipas udhëzimit, informacionet e publikuara në opinion kanë të bëjnë me shkatërrimin e dokumenteve në institucionet shtetërore, banka, Agjencinë e Informacionit të Sigurisë, Agjencinë e Inteligjencës Ushtarake dhe institucione të tjera me rëndësi për sigurinë ekonomike, financiare dhe juridike të Serbisë. Ndërkohë, Lista Studentore ka nisur lëvizjet për ndryshime të thella në institucionet shtetërore, duke kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e drejtuesve të medias publike, policisë, shërbimeve sekrete dhe sistemit të drejtësisë. Pamje:AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Serbi#Vuçiç#TopChannelNews