Pa Gjurme-Në burg për përdhunimin e të resë, fëmijët e 63-vjeçarit kërkojnë drejtësi:Të bëhet ADN-ja
Pa Gjurme
0:00 / 0:00
Pa Gjurme-Në burg për përdhunimin e të resë, fëmijët e 63-vjeçarit kërkojnë drejtësi:Të bëhet ADN-ja
10 420 просмотров · 2 года назад
Pa Gjurme
39,1 тыс. подписчиков
10 420 просмотров · 2 года назад
Një ngjarje e rëndë u shënua në fshatin Barbullinjë të Lushnjës më datën 24 maj të këtij vitit. Familjarët e një vajze 24-vjeçare me aftësi ndryshe janë paraqitur në komisariat ku kanë bërë një denoncim para uniformave blu se mbi vajzën e tyre është abuzuar seksualisht dhe si pasojë e këtij raporti intim e reja ishte në muajin e dytë të shtatzënisë.
E pyetur nga nëna, vajza ka treguar se ishte fqinji ai që e ka gënjyer duke e futur të renë në furgonin e tij me të cilin punonte në transportin e mallrave, ku sipas akuzave dyshohet se ka abuzuar me të renë.
Pas këtij denoncimi policia e Lushnjës ka bërë procedurat paraprake ku ka marrë denoncime dhe deklarimet e personave që kanë dijeni për këtë ngjarje.
Menjëherë uniformat blu kanë arrestuar fqinjin 63-vjeçar, Luan Topin i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 24-vjeçaren.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i ka caktuar 63-vjeçarit nga Burbullinja e Lushnjës masën e sigurisë "Arrest në burg". Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura".