Перейти к содержимому

“As nuse s’kam qenë kaq e bukur”/ Olti Shulla ia del të na befasojë sërish, transformon 63-vjeçaren

RTV KLAN

0:00 / 0:00

“As nuse s’kam qenë kaq e bukur”/ Olti Shulla ia del të na befasojë sërish, transformon 63-vjeçaren

3 036 просмотров · 2 года назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
3 036 просмотров · 2 года назад
Nuk është hera e parë që make-up artisti, Olti Shulla, bën transformime të kësaj natyre në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, por çdo herë që i shikojmë, befasohemi. Kësaj radhe ai ka përdorur talentin e tij për të ndryshuar rrënjësisht zonjën Nushe, 63 vjeç, duke i dhënë një model flokësh që asaj i përshtatet më shumë dhe duke i ndryshuar ngjyrën e vetullës që mos të jetë në kontrast me pjesën tjetër të “look”-ut. Në fund, Shulla e finalizoi transformimin e 63-vjeçares, me një grim tepër të veçantë. Zonja Nushe: Uau! As nuse s’kam qenë kaq e bukur. Faleminderit zoti Olti. Të lumshin duart. Olti Shulla: Si ndihesh me pamjen tënde të re? Zonja Nushe: E veçantë, shumë e veçantë. Krejt ndryshe. Olti Shulla: Jemi munduar, gjëja e parë që kemi bërë është sepse, përveç se ti kishe një prerje jo shumë korrekte, që të të rrinte bukur, por prerja e mëparshme që ti ke pasur, është se na fokusonte tek pjesa e përparme që flokët ishin më të dobëta, më të rralla. Atëherë ne kemi bërë këtë pjesën e shkallëzimit, siç e thamë më përpara, që këtu floku të rrijë në formë të njëpasnjëshme, grumbull, që të krijojë një iluzion optik, që ti ke më shumë flokë përpara. Shikoje, të kam bërë dhe një model të çrregullt, që ti të dukesh në një linjë më vajzërore. Kupton, nuk është se e kemi bërë ekstravagante, por jemi përpjekur ta sjellim një pamje të një zonje moderne. /tvklan.al #shijeshtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu