Перейти к содержимому

Rreze Dielli - Qumështor i ëmbël pa petë, ja receta origjinale si t'a përgatisni nga zonja Albana

Rreze Dielli

0:00 / 0:00

Rreze Dielli - Qumështor i ëmbël pa petë, ja receta origjinale si t'a përgatisni nga zonja Albana

123 427 просмотров · 2 г. назад
Rreze Dielli
216 тыс. подписчиков
123 427 просмотров · 2 г. назад
#rrezedielli #reporttv Qumështor tradicional 5 vezë 5 lugë gjelle sheqer 50 gr gjalpë 1 majë luge kripë 3 lugë gjelle miell 1 It qumësht Në një tas vendosim vezët dhe i përziejmë mirë. Shtojmë pak nga pak sheqerin, duke vazhduar përzierjen derisa sheqeri të shkrijë dhe vezët të rrisin volumin. Shtojmë gjalpin të shkrirë dhe të vakur. Shtojmë pak qumësht e më pas miellin e situr e përziejmë mirë derisa mielli të mos ketë kokrriza. Shtojmë dhe qumështin e mbetur dhe e trazojmë mirë, duke shtuar pak kripë. Masën me qumësht dhe vezë e kullojmë në sitë e më pas në tenxhere, duke e vendosur në zjarr e përziejmë vazhdimisht derisa të na formohet një masë kremoze e trashë, por nuk e lëmë që të vlojë. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe e vendosim kremin në të. Lyejmë me kujdes të gjithë sipërfaqen e qumështorit me të verdhë veze dhe e vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 180 gradë për 20-30 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të artë të errët. “Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00. Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë. Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje!