Stop/ “Ekspertja” zhduk miliona me skemë mashtrimi, çon foto me kokrra: “Do vras veten”-9 Prill 2026
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Stop/ “Ekspertja” zhduk miliona me skemë mashtrimi, çon foto me kokrra: “Do vras veten”-9 Prill 2026
63 208 просмотров · 4 месяца назад
RTV KLAN
2,26 млн подписчиков
63 208 просмотров · 4 месяца назад
Rasti i Eriola Hoxhës rikthehet sërish në vëmendje përmes denoncimeve të reja. Më 26 dhjetor 2025, ajo u denoncua nga disa qytetarë, të cilëve u ishte prezantuar si eksperte ekonomie dhe pedagoge në një universitet privat, duke pretenduar madje se kishte lidhje me Bankën e Shqipërisë. Me këtë skemë, ajo i bindi tre persona të investonin rreth 38 milionë lekë, me premtimin se shuma do të dyfishohej brenda 6 muajsh, por paratë nuk u kthyen kurrë. E njëjta skemë është përsëritur edhe me të tjerë. Një qytetare nga Tirana, e njohur e nënës së Eriola Hoxhës, i ka dhënë kësaj të fundit 50 milionë lekë, pa asnjë dokument ligjor, me premtimin se do t’i merrte mbrapsht 130 milionë lekë. Edhe në këtë rast, premtimi rezultoi mashtrim. Sipas dëshmisë së qytetares, Eriola Hoxha ka përdorur justifikime të vazhdueshme për vonesat. Ajo madje i ka çuar denoncueses edhe foto medikamentesh, duke i bërë presion se do t’i konsumonte. Eriola ka kërkuar vazhdimisht kohë për kthimin e shumave. Më 1 prill, Eriola premtoi të kthente paratë, por nuk e bëri. Edhe pas përballjes me gazetaren, ajo vazhdoi të shtyjë afatet. Në fund, ktheu vetëm 1000 euro, duke kërkuar sërish kohë për pjesën tjetër të shumës.
Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse.
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #TVKlan