Перейти к содержимому

Bardhi për gazetarin e medias së familjes Berisha: Ka marrë fund koha kur Çim Peka ndërhynte

Report TV

0:00 / 0:00

Bardhi për gazetarin e medias së familjes Berisha: Ka marrë fund koha kur Çim Peka ndërhynte

8 329 просмотров · 4 г. назад
Report TV
667 тыс. подписчиков
8 329 просмотров · 4 г. назад
#reportTV #lajmeshqip #lajme Në konferencën për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi u përplas me gazetarin e medias së familjes Berisha, teksa i kërkoi të bëjë publikë funksionet që kanë anëtarët e PD-së që morën pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit. " Ne ju lamë akses të plotë ju dhe kamerave, asnjë nuk u pengua. Komisionet e verifikimit dhe regjistrimit të anëtarëve ishin në të gjitha ambientet ku ju ishit prezent. Çdo anëtar i Kuvendit Kombëtar që paraqitej në sallë regjistrohej në komisionin përkatës, dhe numri i anëtarëve në mbledhje, është numri i anëtarëve të regjistruar. Ky nuk është Kuvendi i parë që PD bën në Pallatin e Kongreseve. Kështu është bërë edhe kur në sallë ka qenë prezent Sali Berisha. Pallati nuk ka vetëm salla dhe karrige, kanë qenë të vendosur edhe në ambientet e tjera të Pallatit të Kongreseve. E sigurtë është që verifikohet shumë më mirë se në stadium. Se si e bëj unë transparencën nuk ma cakton Çim Peka. Çim Peka të bëjë transparencën e partisë së vetë. Koha kur Çim Peka ndërhynte në PD për interesa të Berishës, ka marrë fund. Secili është anëtar me funksion. Se çfarë është nuk e dini ju, nuk e di as Çim Peka", ka thënë Bardhi.