Top Channel/ Veliaj kundër reformës territoriale, kërkon pezullim dhe konsultim me qytetarët
Top Channel Albania
0:00 / 0:00
Top Channel/ Veliaj kundër reformës territoriale, kërkon pezullim dhe konsultim me qytetarët
1 074 просмотра · 1 дн. назад
Top Channel Albania
3,3 млн подписчиков
1 074 просмотра · 1 дн. назад
Erion Veliaj kundërshton reformën territoriale në formën e propozuar dhe kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit, deri në konsultimin real të qytetarëve.
Në një shkresë drejtuar Kuvendit, kryebashkiaku i Tiranës argumenton se projekti për kalimin nga 61 në 46 bashki nuk ofron ende garancitë e nevojshme për miratim. Veliaj sqaron se nuk është kundër rishikimit të hartës, por kundër mënyrës se si po ndërtohet reforma. Sipas tij, kufijtë nuk mund të përcaktohen fillimisht dhe mënyra e qeverisjes të vendoset më pas. “Nuk mund të vendosim sot kufijtë dhe nesër të vendosim se si do të qeveriset territori që krijuam sot”, shkruan ai. Kundërshtia kryesore lidhet me konsultimin publik.
Veliaj thekson se harta është hartuar dhe depozituar përpara marrjes së mendimit të popullsisë. Sipas tij, kjo rrezikon ta kthejë dëgjimin e qytetarëve në një formalitet për të konfirmuar një zgjidhje të gatshme. Ai kërkon që konsultimi të mundësojë ndryshimin real të projektit. Një tjetër kundërshti është përplasja që, sipas Veliajt, krijohet me ligjin aktual për vetëqeverisjen vendore. Projektligji ndryshon hierarkinë mes bashkive, qyteteve dhe njësive administrative, ndërsa statusi, funksionet dhe financimi i qyteteve mbeten për t’u rregulluar më vonë. Kryebashkiaku kërkon që këto ndryshime të trajtohen së bashku.
Ai ngre pikëpyetje edhe për përfaqësimin proporcional të qyteteve: si do të garantohet barazia e votës dhe si do të përfaqësohen banorët e fshatrave? Për përfshirjen e Rinasit në Bashkinë Tiranë, Veliaj kërkon një vlerësim të plotë të pasurive, detyrimeve, personelit dhe kostove të shërbimeve. Në shkresë kundërshton edhe pengimin e pjesëmarrjes së tij në proces, pas refuzimit nga SPAK. Sipas Veliajt, Kuvendi i kërkon mendim si kryetar bashkie, ndërsa masa ndaj tij pengon ushtrimin efektiv të këtij funksioni. Mesazhin politik ia drejton edhe shumicës së cilës i përket: reformat, shkruan Veliaj, duhen matur me qëndrueshmërinë dhe legjitimitetin e tyre, jo vetëm me votat për t’i miratuar.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErionVeliaj#ReformaTerritoriale#TopChannelNews