HIRI I SHTËPISË - Episodi 9 (Pas luftës në Kosovë), nga hiri i shkatërrimit, lind forca e jetës
Dua Films Studio
0:00 / 0:00
HIRI I SHTËPISË - Episodi 9 (Pas luftës në Kosovë), nga hiri i shkatërrimit, lind forca e jetës
63 201 просмотр · 2 месяца назад
Dua Films Studio
1,92 тыс. подписчиков
63 201 просмотр · 2 месяца назад
🎵 @BareshaNetworkSmarturl.it/Baresha
🔔 Turn on notifications to stay updated with new uploads!
🎧 / @duafilmsstudio
Për marketing dhe bashkëpunim në serial:
045 208 287
Publisher : Baresha Network
Licensing: info@bareshamusic.com
Follow BARESHA on :
Facebook ► / bareshamusic
Instagram ► / bareshamusic
TikTok ► / bareshamusic
Website ► https://bareshanetwork.com/
Playlist :
🎶 Spotify Playlist : https://baresha.to/AdelinaBerisha
🎶 Spotify Playlist : https://baresha.to/SpotifyBaresha
🎶 YouTube Playlist : https://baresha.to/HiteteReja
Baresha Network - All rights Reserved
#Baresha#DuaFilms#studio
NJOFTIM
Njoftohet publiku se, për shkak të sezonit veror 2026, xhirimet e filmit “Hiri i Shtëpisë” do të pezullohen përkohësisht dhe do të vazhdojmë pas përfundimit të sezonit veror.
🎬 REGJISOR
Halit Zeneli
SKENARIST
Halit Zeneli
PRODUCENT
Dua Films Studio
📷 DREJTOR I FOTOGRAFISË (D.O.P.)
Egzon Hasani
MONTAZHA
Egzon Hasani
MUZIKA
Egzon Hasani
AKTORËT
Halit Zeneli
Ardit Asllani
Emin Fejzullahu
Hajrije Haziraj
Suzana Selimi
Labinot Gashi
Driton Shala
Fitim Krasniqi
Kushtrim Berisha
Arbnor Musliu
~ Pas përfundimit të luftës së vitit 1999 në Kosovë, Genti mbeti i vetmi i mbijetuar nga familja e tij.
Babai i Gentit, Mentori, dhe gjyshi i tij u vranë nga forcat paramilitare serbe duke mbrojtur familjen dhe pragun e shtëpisë së tyre.
Ndërkohë, nëna, vëllai dhe motra e Gentit u dogjën për së gjalli brenda shtëpisë, kur ajo u përfshi nga flakët gjatë djegies së fshatit nga forcat paramilitare serbe.
Nga ajo shtëpi nuk mbeti asgjë tjetër përveç hirit, dhimbjes dhe kujtimeve që koha nuk mund t’i fshijë kurrë.
Pas shumë vuajtjeve, lotëve dhe ditëve të vështira, jeta fillon ngadalë të marrë një drejtim të ri për Gentin.
Kjo është historia e një fëmije që humbi gjithçka, por jo forcën për të jetuar.
Në këtë pjesë, një dëshmitar paraqitet në Policinë e Kosovës dhe ndihmon në zbardhjen e rastit të thyerjes së shtëpisë së tij. Gjatë hetimeve zbulohet se të njëjtët persona kanë kryer edhe vjedhjen e traktorit të Azemit.
Dëshmitari mëson se i arrestuari i dytë është nipi i Azemit. I zemëruar, ai shkon në shtëpinë e Azemit dhe e kërcënon duke i kërkuar përgjegjësi për veprimet e familjarit të tij.
Në atë moment ndërhyn Arbeni, i cili del në mbrojtje të Azemit. Me guxim dhe vendosmëri ai e përballon personin që kishte ardhur për ta kërcënuar dhe i thotë:
“Ti nuk ke të drejtë me ardhë me kërcënuar bacën Azem. Nëse ke punë me dikë, e ke me mua. Largohu menjëherë prej kësaj shtëpie!”
Arbeni e largon nga oborri, ndërsa Azemi, i tronditur, e falënderon për mbështetjen dhe trimërinë.
Pak më vonë, në Stacionin e Policisë së Kosovës, i arrestuari i dytë pranon para hetuesve se bashkë me shokun e tij kanë vjedhur traktorin e dajës së vet, Azemit, si dhe kanë kryer thyerjen e shtëpisë së dëshmitarit.
Ai rrëfen se veprën e kanë kryer për shkak të borxheve dhe mungesës së parave.
Azemi dhe Arbeni thirren në stacion nga hetuesi policor. Ata nuk arrijnë ta besojnë se hajni është nipi i Azemit.
Me lejen e hetuesit, ata hyjnë në dhomën e intervistimit. Nipi, me lot në sy, i drejtohet dajës:
“Më fal, dajë… Kam gabuar. Na mbetëm pa para dhe mora rrugën e gabuar. Të kërkoj falje.”
Këto fjalë e godasin rëndë Azemin. Nga tronditja ai pëson një sulm të rëndë në zemër dhe dërgohet me urgjencë në spital.
Gjendja e tij bëhet kritike.
Pas disa çastesh pritjeje, doktori Samia del nga reparti i kujdesit intensiv dhe u drejtohet Arbenit dhe Gentit:
“Gjendja e Azemit është shumë e rëndë. Ai ka pësuar një sulm të fortë në zemër dhe ka dëmtime edhe në mushkëri. Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për ta shpëtuar. Ju lutem, kini shpresë dhe durim.”
Arbeni dhe Genti mbeten në pritje, duke u lutur që Azemi ta fitojë betejën për jetën.
Një histori për dhimbjen, sakrificën, mbijetesën dhe shpresën.
Sepse edhe pas hirit, jeta gjithmonë gjen një mënyrë për të rilindur.
FALËNDERIM
Falënderojmë dentistin Labinot Gashi nga Prishtina për mbështetjen dhe për lejimin e shfrytëzimit të ordinancës së tij Labi Dent gjatë realizimit të këtij filmi.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe për mbështetjen tuaj të vazhdueshme.