Перейти к содержимому

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 10 Tetor 2026, ora 19:30 | Lajme - News

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 10 Tetor 2026, ora 19:30 | Lajme - News

4 446 просмотров · 9 часов назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
4 446 просмотров · 9 часов назад
Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 10 Tetor 2026 #TvKlan #klanlajme Spiker: Redi Prifti Headlines Senatorët amerikanë takojnë krerët e SPAK dhe BKH. Shoqërohen nga ambasadori Wendt Për më shumë se 1 orë, dy senatorët amerikanë Xhin Shahin dhe Dik Dërbin, që ndodhen në vendin tonë, takuan sot kreun e SPAK, Klodian Braho, dhe drejtuesin e BKH-së, Joni Keta. Senatorët amerikanë shoqëroheshin edhe nga ambasadori Wendt. Berisha: Betejë me çdo mjet kundër “territoriales”. Në pushtet do të rikthej hartën me 100 bashki Sali Berisha thotë se opozita do të bëjë një betejë me të gjitha mjetet për të rrëzuar hartën e re territoriale të miratuar nga Kuvendi. Berisha premtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet do të realizohet projekti i ndarjes së vendit me 100 bashki. Rama: 39 shkolla të reja nga veriu në jug. Do të financohen nga buxheti i shtetit Kryeministri Rama njoftoi financimin për 39 shkolla të reja nga veriu në jug të vendit. Kreu i qeverisë deklaroi se ato do të financohen nga buxheti i shtetit, për ta çuar në 450 numrin e shkollave dhe terreneve sportive të rindërtuara në 10 vite. Nivele rekord të tërheqjes së euros nga BSH. Në 6 muaj u blenë mbi 663 milionë, 3 herë më shumë se vjet Banka e Shqipërisë ka shtuar ndjeshëm blerjet e valutës në një përpjekje për të frenuar forcimin e lekut. Në 6 muajt e parë të këtij viti, Banka Qendrore tërhoqi mbi 663 milionë euro, që llogariten më shumë se trefishi i nivelit të një viti më parë. Tema e diplomës, produkt që blihet me 400 euro online. Pedagogët: Problem Po njeh rritje fenomeni i marrjes së gatshme nëpër rrjetet sociale të diplomave të shkollave të larta, kundrejt pagesave që shkojnë deri në 400 euro. Pedagogët shprehen se duhen vendosur filtra më të fortë kontrolli nga universitetet. 2 viktima nga uragani “Isaias” në SHBA. Evakuohen mijëra familje, 1 milion banorë pa energji Të paktën 2 persona humbën jetën në Florida dhe Alabama si rezultat i një uragani që përfshiu Shtetet e Bashkuara. Mijëra familje janë evakuuar për shkak të përmbytjeve, ndërsa 1 milion amerikanë kanë mbetur pa energji elektrike. Shqipëri - Finlandë, interesim i lartë nga tifozët. Në 2 ditë u shitën 10 mijë bileta Vetëm dy ditë nga hapja e aplikimeve për ndeshjen Shqipëri - Finlandë janë shitur 10 mijë bileta. Stadiumi “Air Albania” duket se do të shkojë drejt “sold out”-it për duelin e 12 nëntorit. Sfida do të vijë drejtpërdrejt edhe në ekranin e Tv Klan. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/