Перейти к содержимому

Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje e njeriun në qendër

RTSH

0:00 / 0:00

Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje e njeriun në qendër

247 просмотров · 6 часов назад
RTSH
294 тыс. подписчиков
247 просмотров · 6 часов назад
Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka përcjellë një mesazh për studentët e Mjekësisë me rastin e nisjes së vitit të ri akademik 2026–2027. Në fjalën e saj drejtuar studentëve, Spahiu theksoi se mjekësia po përballet me ndryshime të shpejta, të nxitura nga zhvillimi i teknologjisë, inteligjencës artificiale, diagnostikimit të avancuar dhe kërkimit shkencor. Spahiu tha se mënyra se si do të ushtrohet profesioni i mjekut në të ardhmen do të jetë ndryshe nga ajo e dekadave të mëparshme, për shkak të zhvillimeve të vazhdueshme në shkencë dhe teknologji. “Sot, në nisje të vitit të ri akademik 2026–2027, pata kënaqësinë t’u drejtohem studentëve të Mjekësisë, në një ditë të veçantë të rrugëtimit të tyre. Mjekësia që do të ushtrojnë ata nesër nuk do të jetë e njëjtë me atë që kemi ushtruar ne dje. Teknologjia, inteligjenca artificiale, diagnostikimi i avancuar dhe kërkimi shkencor po ndryshojnë me shpejtësi mënyrën se si kujdesemi për shëndetin”, deklaroi Spahiu. Megjithatë, ministrja nënvizoi se përtej zhvillimeve teknologjike, humanizmi duhet të mbetet në qendër të profesionit të mjekut. Spahiu u bëri thirrje studentëve që të përfitojnë nga zhvillimet e reja shkencore dhe teknologjike, por njëkohësisht të ruajnë dimensionin njerëzor të profesionit. “Por, përtej çdo inovacioni, mbetet një e vërtetë themelore: mjekësia është dhe do të mbetet profesion i njerëzve për njerëzit. Përdorni dijen, përqafoni teknologjinë, kërkoni gjithmonë më shumë, por mos e humbni kurrë humanizmin”, u shpreh ministrja. RTSH 24 është një kanal informativ i paketës së RTSH. Informacionet vijnë në kohe reale nga gazetarët dhe lidhjet direkte nga terreni. Lidhje direkte për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. Qëllimi kryesor është informimi me paanshmëri i qytetarëve. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook:  / rtshqiptar   Instagram:  / rtshqiptar   Twitter:  / rtshqiptar   Tik Tok:  / rtshqiptar   #RTSH24#RTSH#RadioTelevizioniShqiptar