Ndryshon komandanti i Bazës Ajrore të Farkës, nënkolonel Bedri Kaloshi merr detyrën
Ministria e Mbrojtjes
0:00 / 0:00
Ndryshon komandanti i Bazës Ajrore të Farkës, nënkolonel Bedri Kaloshi merr detyrën
777 просмотров · 2 дня назад
Ministria e Mbrojtjes
11,3 тыс. подписчиков
777 просмотров · 2 дня назад
Ministri Nufi për Forcën Ajrore: “Jeni shtylla kurrizore e Forcave të Armatosura”
Nënkolonel Bedri Kaloshi mori sot detyrën e komandantit të Bazës Ajrore Farkë, duke pasuar në këtë detyrë nënkolonel Ervin Buzin.
Në ceremoninë e ndërrimit të komandës morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi; Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji; Komandanti i Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Edmond Voci; si dhe efektivë e personel i Bazës Ajrore.
Ministri Nufi vlerësoi angazhimin e efektivëve të Forcës Ajrore në përballimin e zjarreve dhe emergjencave civile:
“Pas tyre qëndrojnë njerëz që i shërbejnë Atdheut, komunitetit dhe shqiptarëve për t’u mbrojtur nga fatkeqësitë natyrore. Kjo është përmbushja e misionit!”, u shpreh ministri.
"Janë ata njerëz që kërkoheshin me zor në orën katër e në pesë të mëngjesit në Krujë; e katër e në pesë të mëngjesit në Himarë; e katër e pesë të mëngjesit në Levan. Duke thënë njerëzit: “O Zot, kur do të vijë mëngjesi, që të vijë helikopteri. Një falënderim i jashtëzakonshëm për të gjithë ju, për të gjithë Forcën Ajrore, për çdo efektiv!” – iu drejtua gjithashtu Ministri Nufi efektivëve të pranishëm.
Ministri Nufi falënderoi nënkolonel Ervin Buzin për 20 vitet e shërbimit dhe veçanërisht për punën e tij në drejtimin e Bazës Ajrore Farkë, ndërsa komandantin e ri, nënkolonel Bedri Kaloshin e uroi për detyrën dhe i kërkoi të vijojë punën e mirë të bërë deri më tani nga i gjithë personeli i Bazës Ajrore Farkë.
___________________________________________________________________
This is the official Channel of the Ministry of Defence of Republic of Albania
Subscribe:
https://www.youtube.com/c/ministriamb...
Abonohu: https://goo.gl/XBoLwB
For more visit: https://www.mod.gov.al
Subscribe to "Ministria e Mbrojtjes" on YouTube Channel
Shows HERE:
https://www.youtube.com/c/ministriamb...
For more content from click HERE:
https://www.mod.gov.al
Like Ministria e Mbrojtjes on Facebook HERE:
/ ministriambrojtjes
Follow Mbrojtja on Instagram HERE:
/ mbrojtja
Follow Ministria e Mbrojtjes on Twitter HERE:
https://x.com/MinMbrojtjes
Subscribe:
https://www.youtube.com/c/ministriamb...
#MinistryOfDefence #Albania