Top News – PS gjen 84 vota, Rama: Kushtetuesja nuk na tregon dot se si të votojmë
Top Channel Albania
0:00 / 0:00
Top News – PS gjen 84 vota, Rama: Kushtetuesja nuk na tregon dot se si të votojmë
4 094 просмотра · 23 ч назад
Top Channel Albania
3,3 млн подписчиков
4 094 просмотра · 23 ч назад
Edi Rama: Me fjalë shumë të thjeshta, Gjykata Kushtetuese është arbitri. Ajo nuk mund të ndalojë lojën, mund të konstatojë shkeljen, mund ta anulojë golin, por nuk mund ta marrë topin dhe të thotë topi është imi, penalltinë do ta gjuaj unë. Gjykata Kushtetuese si një pushtet tjetër i pavarur është i pavarur prej nesh këtu si pushtet ligjvënës dhe është i pavarur prej nesh si pushtet ekzekutiv për të na treguar se kur e ngremë dorën gabim, por nëse ne ngremë dorën gabim dhe Gjykata Kushtetuese na thotë me këtë ngritje dore u shkel kjo normë, prandaj kjo normë rrëzohet, Gjykata Kushtetuese nuk mund t'i thotë kurrë, në asnjë rast dhe për asnjë arsye një pushteti të pavarur si ai i Kuvendit se si duhet të ngrejë dorën. Kjo nuk ndodh. Dhe tani ngrije dorën për tekstin që ta kam shkruar unë, për formulën që kam zgjedhur unë dhe për shumën që kam vendosur unë, Gjykata Kushtetuese nuk ja thotë dot Kuvendit të Shqipërisë dhe këtu ka deputetë që kanë shumë vite në këtë Kuvend.
Sot ka një veçori sepse sot këtu në sallë janë 84 vota që janë të nevojshme për të miratuar këtë normë, por nëse nuk do të jeni hipokrit, do duhet ta pranoni që nëse nuk do të ishin këto 84 vota, do të ishte tërësisht e pamundur që të arrihej në një rezultat bazuar mbi një urdhër specifik të një pushteti tjetër. Gjykata Kushtetuese mund ta shfuqizojë një taksë që diskriminon ne mënyrë antikushtetuese një kategori qytetaresh. Gjykata Kushtetuese nuk mund të vendos ama normën e taksës se sa duhet të jetë. Mund të rrëzojë një dispozitë pensioni që cënon barazinë apo sigurinë juridike, por kurrë nuk mund të hartojë vetë skemën e pensioneve dhe të përcaktojë se sa lekë do marri ky pensionist apo ky pensionist tjetër. Gjykata Kushtetuese mund të shfuqizoje një dispozitë penale të paqartë, por nuk mund të shkruajë vetë veprën e re penale dhe masën e dënimit. Këto janë zgjedhje që kërkojnë ligj, debat publik, vlerësim financiar dhe votë parlamentare. Dhe rasti që solla e bën Venecian të na kujtojë se deputeti është i pa urdhërueshëm individualisht dhe kuvendi mund të votojë dhe duhet të votojë çështjet që ndodhen brenda kompetencës së tij.
Tani të vijmë tek pagat e Magjistratës se këtu çfarë nuk dëgjova. Pikë së pari a kishte të drejtë gjykatë kushtetuese të kontrollonte formulën e miratuar nga Kuvendi? Absolutisht po. Të konstatonte një papajtueshmëri të caktuar sipas saj? Patjetër po. Të shfuqizonte dispozita përkatëse dhe të kërkonte miratim ndryshimesh? Askush nuk e diskuton, por nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese nuk i thotë dot ligjvënësve se si duhet të zgjidhja sipas asaj norme brenda së cilës ata duhet të lëvizin.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Rama#Kuvend