Von Der Leyen nis nga Shqipëria turin e saj në Ballkanin Perëndimor
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Von Der Leyen nis nga Shqipëria turin e saj në Ballkanin Perëndimor
9 451 просмотр · 15 часов назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
9 451 просмотр · 15 часов назад
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Tiranë ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.
Presidentja e KE-së në axhendën e saj ka edhe një takim me presidentin Bajram Begaj, i cili do zhvillohet po ditën e sotme.
Von Der Leyen nis kështu nga Shqipëria turin e saj në Ballkanin Perëndimor.
Më pas me 1 tetor, presidentja e Komisionit Evropian do të vijojë vizitën në Kosovë, ku do të takohet me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiun, dhe kryeministrin Albin Kurti. Në të njëjtën ditë, ajo do të udhëtojë drejt Malit të Zi, ku do të zhvillojë takime me presidentin Jakov Milatović dhe kryeministrin Milojko Spajić.
Turneu do të përfundojë të premten në Maqedoninë e Veriut. Atje, von der Leyen do të takohet me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski. Në këtë tur nuk janë përfshirë Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Sipas njoftimit, dy vendet janë lënë jashtë itinerarit për shkak të zgjedhjeve të ardhshme që do të zhvillohen atje.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: / klannews
Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan #VonDerLeyen #Tiranë #EdiRama #BashkimiEvropian #IntegrimiEvropian #Shqipëria #BallkaniPerëndimor #Kryeministria