Top Channel/"Yy ça janë këta"! Dëshmitë për presionet e Ballukut,flet babai i zyrtares së Ministrisë
Top Channel Albania
0:00 / 0:00
Top Channel/"Yy ça janë këta"! Dëshmitë për presionet e Ballukut,flet babai i zyrtares së Ministrisë
14 157 просмотров · 23 ч назад
Top Channel Albania
3,3 млн подписчиков
14 157 просмотров · 23 ч назад
Emisioni “Fiks Fare”, në Top Channel, solli dëshmi të reja ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku. Në emisionin e të mërkurës, u publikua dëshmia e babait të Mirzeta Kashnicës, punonjëse në Ministrinë e Infrastrukturës, Zaim Krasniqi (alias Dhimitër Kashnica), i cili rrëfeu kalvarin e gjatë të së bijës, kërcënimet me jetë, si dhe vetëvrasjen e bashkëshortit të saj. Gjithçka filloi, pasi Kashnica ishte e vetmja që refuzoi shkeljet e Ballukut dhe vartësve të saj për tenderin e tunelit të Llogarasë.
“Fiks Fare” publikoi edhe dëshminë e punonjëses Mirzeta Kashnica, e cila ka pohuar para hetuesve të Prokurorisë së Posaçme se është kërcënuar.
Gjithashtu, emisioni investigativ publikoi edhe deklarimet e grupit të prokurorëve që po hetojnë ish-zëvendëskryeministren, me në krye drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, dhe prokurorin Dritan Prençi, të cilët në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, më 23 shkurt 2026, pranojnë se zyrtarja Kashnica është kërcënuar me jetë nga punonjës të kabinetit të ministres Balluku, pasi ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë.
Dritan Prenci: Në vijim të hetimit, ka rezultuar se, e pandehura Belinda Balluku, ka ushtruar presion në forma të ndryshme ndaj personit të pyetur në këtë procedim penal, konkretisht; shtetases Mirzeta Kashnica, vartëse e saj. Gjendja e lirë e të pandehurës paraqet rrezik real në mbledhjen e provave për shkak të detyrës dhe funksionit që ushtron. Është evident fakti që tashmë e pandehura ka bërë përpjekje për të ndikuar te dëshmitarët”.
Klodjan Braho: Duke pasur parasysh bisedën, krijojmë një lloj dyshimi se ekziston rreziku që të jenë dëmtuar provat. Kemi një bisedë konkrete që krijon dyshime serioze që ka ndodhur, sepse bashkëbiseduesit në atë bisedë u referohen pikërisht personave nga kabineti i ministrit”.
“Fiks Fare” kërkoi sërish një përgjigje nga vetë ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, por kjo e fundit refuzoi të flasë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Fiksi#Balluku#TopChannelNews