Перейти к содержимому

Nga ‘flamingot’ te protesta, Rama “dialog” virtual me studentin

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Nga ‘flamingot’ te protesta, Rama “dialog” virtual me studentin

1 788 просмотров · 2 часа назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
1 788 просмотров · 2 часа назад
Kreu i qeverisë Edi Rama, rrugës duke shkuar në Budva për Samitin e Procesit të Berlinit, u është përgjigjur pyetjeve të një studenti. Nisur nga protestat studentore që për të nëntën ditë radhazi kanë pushtuar rrugët e Tiranës dhe disa qytete në Shqipëri, Rama është shprehur i hapur për dialog, por jo me dhunuesit. Studenti: Zoti kryeministër me kë doni që të dialogoni? Edi Rama: Dua dialog me këdo që beson se unë jam i keq, ama dhuna është një armik i lirisë së të gjithëve. Studenti: Me të rinjtë që policia i qëlloi me plumba gome dhe i mbyti me gaz lotsjellës? Apo me studentët që i mbani me premtime që nga 2018-a? Edi Rama: Policia u qëllua me gurë dhe me zjarr e me lloj-lloj saçmesh e vidash, me llastiqe nga ato primitive dhe reagoi me gazlotsjellës dhe me ujë. E në ndonjë rast edhe me shkop e plumb gome, mjete të çdo policie në çdo vend demokratik. E kur policët e plagosur janë më shumë se dyfishi i protestuesve të plagosur, ndryshe nga të gjitha vendet ku ka ndodhur dhe ndodh këto ditë diçka e ngjashme, çdo pretendim për dhunë nga policia mbi studentët është djallëzor. Jam gati ta bëjmë bilancin e zotimeve të 2018-ës, ama ballë përballë dhe me fakte, jo me retorike. Më pas kreu i qeverisë u ndal edhe te çështja e Zvërnecit, e cila ka qenë shkëndija për nisjen e protestës së “Flamingove”, tha se gjithnjë ka qenë i hapur për të dialoguar. Studenti: Mos ndoshta tani u kujtuat të flisnit me flamingot? Edi Rama: Unë u kujtova tani të flas me flamingot?! Jo. Kam bërë dhe kam publikuar një reflektim të tërë, pasi i kam ndjekur, dëgjuar, analizuar dhe flas për ata të qershorit, se ata ishin për mua flamingot. Madje sot ndër të tjera rezultate të atij reflektimi ka edhe një dritare,  që lindi si pjesë e tij, “flamingo mirror.al”. Ndërkohë për katër muaj unë iu kam dëgjuar më shumë se kushdo. Unë atje lart në zyrë, ata poshtë dritare. “O në burg, o në litar”, fillonte puna ime në mëngjes me disa që rrinin atje te cepi i bulevardit dhe ulërinin dhe e mbyllnin në mbrëmjen me “burg” e me “poshtë komunizmi” e me plot bejte e përbetime e kërcënime. Rama iu përgjigj gjithashtu edhe akuzave të studentit, se u ka ofenduar inteligjencën me arrogancën e tij. Studenti: Dhe ju përsëri nuk e lini arrogancën mënjanë, përsëri përpiqeni të na fyeni inteligjencën, sikur ne nuk dimë të argumentojmë. Edi Rama: Arrogancë është të thuash që populli nuk është ai që të votoi ty, por jemi ne poshtë dritares tënde që do marrim peng Tiranën, po nuk e braktise detyrën, pavarësisht se ke kontratë me shumicën e popullit shqiptar. Aq më tepër që unë nuk kam dëgjuar argumente, por kam dëgjuar sharje, kam dëgjuar ulërima, kërcënime për këdo që nuk mendon si ju, cilëtdo qofshin online, apo offline dhe manipulime të pafundme me ndihmën e duarve të atyre, që nuk e duan Shqipërinë të ngjitet më lart. Duke iu përgjigjur pyetjes së studentit për zyrtarët nga kampi socialist, të cilët sot ndodhen përpara drejtësisë, Rama ripërsëriti frazën se nuk ka mbrojtur asnjëherë askënd nga “shpata e drejtësisë”. Gazetari: Po ju i jap unë tre argumente: Belinda Balluku, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj. Edi Rama: Më fal, ju jeni prokuror, jeni gjykatës apo jeni student? Dhe nëse jeni student, duhet të bëni kujdes pak nga ai profesori që ju ka mësuar të ngrini akuza kolektive duke rreshtuar emra, sepse ky vend ka vuajtur shumë nga idhullt e vrastarë të atij profesori që ju mëson mbrapsht. Studenti: Sepse kur SPAK-u kërkoi arrestimin e Belinda Ballukut, ju e mbrojtët atë. Edi Rama: Jo! Ndryshe nga çfarë thonë ata që nuk dinë çfarë thonë, unë nuk mbroj kërkënd nga drejtësia, përkundrazi. Por në atë rast ne mbrojtëm drejtësinë nga njëanshmëria. Dhe koha na dha të drejtë, sepse refuzimi ynë për të pranuar, duke ngritur kartonat e parlamentit, një tjetër arrest pa gjyq në një vend që është bërë turpi i Europës me 63% të paraburgosur në totalin e të burgosurve, nuk e pengoi aspak SPAK-un që t'i thellonte hetimet dhe t'i shteronte duke i zgjeruar akuzat. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook:   / klannews   Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan