Перейти к содержимому

Balluku, Beqiri, Agasi, padronët e Ramës/ Meksi: SPAK do godasë grupe të tjera të lidhura me Agasin

MCN TV

0:00 / 0:00

Balluku, Beqiri, Agasi, padronët e Ramës/ Meksi: SPAK do godasë grupe të tjera të lidhura me Agasin

3 007 просмотров · 10 часов назад
MCN TV
141 тыс. подписчиков
3 007 просмотров · 10 часов назад
Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha, se Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Belinda Balluku janë tre padronët e Edi Ramës, i sheh si shenjë të dëshpërimit të kreut të opozitës. Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se Berisha nuk ishte i aftë të shfrytëzonte skandalet e qeverisë dhe as protestën mbi tre mujore. Sa i takon deklaratës së Gazmend Bardhit se Edi Rama është takuar me Ergys Agasin para arrestimit të tij, e cilëson marrëzi. Meksi vlerësoi punën e SPAK, duke thënë se Prokuroria e Posaçme do të godasë grupe të tjera të lidhura me Agasin. Ndërkohë gazetari Mariglen Kume, gjatë një analize për “MCN Live”, ka deklaruar se PD po bën një opozitë selektive në denoncimet e saj, duke shmangur emrat e biznesmenëve që njihen si njerëz pranë kësaj force politike. Kume mori si shembull rastin e biznesmenit Ilir Shtufi, emrin e të cilit Sali Berisha nuk e përmend asnjëherë në deklaratat e tij publike, pavarësisht referencave të vazhdueshme ndaj dosjes "Aruba".