Перейти к содержимому

Gatime Verore të Shpejta dhe të Shijshme - Jeta ne fshat - Albanian Village Life

EVERYTHING ABOUT VILLAGE

0:00 / 0:00

Gatime Verore të Shpejta dhe të Shijshme - Jeta ne fshat - Albanian Village Life

118 213 просмотров · 2 года назад
EVERYTHING ABOUT VILLAGE
11,5 тыс. подписчиков
118 213 просмотров · 2 года назад
Përshëndetje Miq! Në këtë video do t'ju tregojmë Gatime Verore të Shpejta dhe të Shijshme - Jeta në Fshat / Drekë e shpejtë me gatime të ndryshme verore. Gatimi 1. Patëllxhan të pjekur në furrë Përbërësit: 2 Patëllxhan Kripë Vaj ulliri Për salcën: 3 thelpinj hudhre 2 lugë lëng limoni 2 lugë uthull 1 filxhan vaj ulliri kripë Përgatitja: Patëllxhanët i presim përgjysëm pa i ndarë pjesët, i bëjmë disa prerje të vogla dhe i hedhim kripë dhe vaj ulliri dhe i vendosim në furrë të piqen. Pasi piqen i nxjerrim nga furra. Salcën e përgatisim duke vendosur në blender vajin e ullirit, uthullën, lëngun e limonit, hudhrat dhe kripën. Salcën ja hedhim sipër patëllxhanëve. Ju bëftë mirë. 2. Fërgesë e shpejtë me speca dhe domate Përbërësit: Speca Domate Kripë Vaj ulliri Përgatitja: Skuqim specat në zjarr mesatar derisa të skuqen mirë. Pastaj hedhim domatet të cilave jua kemi hequr lëkurën dhe i kemi grirë hollë. Shtojmë kripën dhe i lëmë të ziejnë në zjarr mesatar. Ziejmë afërsisht 5-10 minuta derisa të shikojmë se fërgesa është lidhur mirë. Ju bëftë mirë. Gatimi 3. Kos me speca dhe hudhra. Përbërësit: Kos Speca Hudhra Kripë Vaj për skuqje Përgatitja. Në një tigan shtojmë vaj dhe vendosim specat të skuqen në zjarr mesatar. Në një enë hedhim kos, shtojmë 2-3 thelpinj hudhër të grirë hollë, shtojmë edhe specat e skuqur sëbashku me vajin, kripë dhe i ërziejmë përbërësit. Ju bëftë mirë. Gatimi 4. Tarator Përbërësit: Kos Kastravec Hudhra Kripë Vaj ulliri Përgatitja: Në një enë hedhim kos, grijmë kastravecin në pjesë shumë të vogla, shtojmë hudhrat e grira imët, kripë dhe përziejmë. Sipër i hedhim vajin e ullirit. Ju bëftë mirë. Nëse ju pëlqeu video mos harroni të klikoni Like, Share dhe të Komentoni. Klikoni SUBSCRIBE ‪@everythingaboutvillage‬ për më shumë video rreth jetës në fshat, gatimeve të fshatit, punëve që bëhen në fshat dhe natyrës së fshatit. Faleminderit.