Shije Shtëpie - Pulë me oriz dhe karota nga Znj. Vjollca - Tv Klan
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Shije Shtëpie - Pulë me oriz dhe karota nga Znj. Vjollca - Tv Klan
2 587 просмотров · 3 года назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
2 587 просмотров · 3 года назад
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
1 kg mish pule
2 gota oriz
1 qepë
5-6 karota mesatare
2 domate
40 gr gjalpë
2 lgj vaj
Kripë dhe piper i zi
4 gota lëng pule
1 lgj vaj vegjetal
1 lk piper të kuq pikant
Fillimisht pastrojmë dhe thajmë copat e pulës. I vendosim në një tigan të thellë sa i japim një skuqje të lehtë e më pas i mbulojmë me 1,5 litra ujë dhe i lëmë të ziejnë për 25-30 minuta duke i shtuar edhe një lugë çaji kripë.
Ndërkohë që pula zien, në tigan shkrijmë gjalpin, shtojmë vajin dhe kaurdisim qepën të grirë hollë. Shtojmë karotat të grira në rende (trashë) dhe i kaurdisim së bashku për 3 minuta duke shtuar më pas domatet të prera në kubikë të vegjël. Vazhdojmë përzierjen për 3 minuta të tjera dhe vazhdojmë duke shtuar orizin. I përziejmë së bashku.
Shtojmë edhe këtu pak kripë, e përziejmë dhe transferojmë orizin nga tigani, në një tavë. E nivelojmë dhe shtojmë lëngun e pulës në raportin një masë oriz dhe dy masa lëng pule. Vendosim sipër copat e pulës. Përziejmë një lugë gjelle vaj vegjetal me një lugë kafe piper pikant dhe lyejmë me furçë copat e pulës.
Mund t’i dekoroni në sipërfaqe me domate qershi. Vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë për 30-35 minuta. E shërbejmë të shoqëruar me një sallatë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu