Zllakuçan (Malësia e Karadakut)
ABC Library
0:00 / 0:00
Zllakuçan (Malësia e Karadakut)
700 просмотров · 5 л. назад
ABC Library
6 подписчиков
700 просмотров · 5 л. назад
Panoramë dimërore e fshatit ZLLAKUÇAN nga Malësia e Karadakut.
Zllakuçani është fshati më i madh i Malësisë së Karadakut, ky fshat është i ndarë në dy pjesë përgjatë vijës kufitare përmes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, „Zllakuçani i Epërm” është në territorin e Maqedonisë së Veriut ndërsa „Zllakuçani i Poshtëm” në territorin e Kosovës.
ZALLI KUQ:
Fshati Zllokuçani ishte Zokukani, nga vajton apo kukatë me zë. Në kohën ILIRE vendi i arave quhej „Zalli Kuq” ose „Zllakuqani i Epërm” sot. Në kohën e Perandorisë Romake fshati njihej si „Sanguineus”, që do të thotë njeri i përgjakur ose njeri i kuq si gjaku. Në kohën e Perandorisë Bizante fshati njihej si „Sanguinolentusaum” që do të thotë njeri i plagosur me gjak, ose i lëndur dhe me plot gjak. Në kohën e Perandorisë Otomane Turke, fshati njihej si „Kumaniçevë”. Në kohërat tona, sllavët e quajtën „Zlokučane”, shteti i Maqedonisë nëpër hartat oficiale e ka emëruar si „Gorno Zlokukjane” (Горно Злокуќани).
Ne e përdorim emërimin „Zllakuçan”, por më e saktë do të ishte „Zalli Kuq” apo „Zallkuqan” duke iu referuar emrit më të vjetër dhe më të saktë nga koha e ILIRËVE. Për ta ruajtur historikun, prejardhjen dhe trashëgiminë familjare për gjakun tonë, do të vazhdojmë t'a emërojmë „Zllakuçan”.
Këtë panoramë dimërore e mundësuan RedON Pictures dhe Libraria ABC. (ekipi realizues: Bekim Saliu, Selver Saliu, Naim Dalipi, Bujar Dalipi, Shukri Zahiri, Muhamed Xheladini, Enis Saliu, Naip Ramadani dhe shoku jonë i ngushtë: Maestro Afrim Asani me djalin e tij Redonin - RedON Pictures).
Ky video inçizim me dron është realizuar më datë 17 Janar 2021(e Diel).
Links:
/ zllakuqani
/ abclibraryfcb
/ redonpictures