Перейти к содержимому

Mish me patate dhe speca nga zonja Vjollca

Rreze Dielli

0:00 / 0:00

Mish me patate dhe speca nga zonja Vjollca

67 071 просмотр · 5 лет назад
Rreze Dielli
215 тыс. подписчиков
67 071 просмотр · 5 лет назад
Mish me patate dhe speca Përbërësit: 500 gr mishi viçi 2 qepë 2 karrota 10 domate qershi 2 speca ngjyra mix 4-5 patate 2 gjethe dafinë 2 gota ujë 1 lugë kafe hudhër pluhur Kripë dhe piper të zi Trumzë 2 lugë gjelle majdanoz i grirë Vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle gjalp Përgatitja: Presim mishin në kubikë ( sa një kafshatë). Në një tigan të thellë ngrohim vaji dhe 1 lugë gjalp, fillimisht kaurdisim mishin deri sa ai të zverdhet pal, shtojmë qepën më kubikë të vegjël dhe vazhdojmë kaurdisjen deri sa qepa të bëhet transparente, shtojmë karrotat të prera në copa të vogla ose kubikë dhe vazhdojmë përsëri të kaurdisim sëbashku shtojmë specat në kubikë mesatar, domatet të prera në kubikë I përziejmë shtojmë 2 gota ujë, kripë, piper të zi, hudhra pluhur ( nëse nuk keni shtoni në fillim 1 thelpi hudhër). Në fund vendosim 2-3 degë të holla trumzë. Vendosim kapakun dhe e lëmë gjellën të ziejë për 35-40 minuta. Në fund e spërkatim me pak majdanoz dhe e shërbejmë.