Shije Shtëpie - Tost me hot dog, vezë dhe kaçkavall - Tv Klan
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Shije Shtëpie - Tost me hot dog, vezë dhe kaçkavall - Tv Klan
110 просмотров · 1 час назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
110 просмотров · 1 час назад
2 feta bukë
1-2 hot dog të prerë në feta
2 vezë
2-3 feta djathë kaçkavall ose djathë të grirë në rende
1 lugë çaji gjalpë
Kripë + piper sipas dëshirës
Fillimisht shkrijmë gjalpin në tigan, vendosim hot dogun të prerë për së gjati ose në rrathë shumë të hollë dhe i skuqim nga të dy anët.
Përziejmë vezët me pak kripë dhe piper dhe mbulojmë hot dogun e skuqur. Vendosim 2 fera djathë ose djathë të grirë në rende. Mbi djathë vendosim një fetë bukë. Me ndihmën e një spatule e kthejmë bukën me kujdes nga poshtë dhe kthejmë anët e vezës mbi hot dog.
Vendosim mbi kthimin e vezës përsëri 2 feta djathë ose djathë të grirë dhe mbi djathë përsëri dua 1 fetë bukë tjetër dhe e kthejmë fetën e dytë nga poshtë me qëllim qëtë skuqen e të marrë ngjyrë të artë. Në fund e largojmë nga tigani, e vendosim në dërrasën e punës, e presim në 2 pjesë dhe shërbejmë të ngrohtë.
#ShijeShtëpie Nga e hëna në të shtunë, live, nga ora 09:05-11:00, me Katerina Trungun & Znj.Vjollca. Një emision edukues, informues, argëtues. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike, të Zj.Vjollca u tregon dhe mëson amvisave të çdo moshe si të gatuajnë receta të shijshme për të mbushur tavolinat e familjeve të tyre. Çdo ditë me Katerina Trungun informojmë publikun ndërmjet rubrikave dhe të ftuarve, me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes.
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Receta #ZonjaVjollca #KaterinaTrungu