Перейти к содержимому

Protesta në Tiranë/ Goxhaj: Gëzhoja dhe sprej izraelitë gjatë protestës

Ora News

0:00 / 0:00

Protesta në Tiranë/ Goxhaj: Gëzhoja dhe sprej izraelitë gjatë protestës

688 просмотров · 6 часов назад
Ora News
324 тыс. подписчиков
688 просмотров · 6 часов назад
#oranews #oraebetit #betinjuma #tirane #protesta #studentet #policia I ftuar në “Ora e Betit” në Ora News, avokati Altin Goxhaj ngriti akuza për përdorimin e municioneve dhe sprejve izraelitë nga policia gjatë protestave, duke vënë në pikëpyetje edhe trajnimin e efektivëve shqiptarë. Goxhaj pretendoi se janë konstatuar gëzhoja dhe pajisje të prodhuara në Izrael, ndërsa ngriti dyshime për përfshirjen e ekspertëve izraelitë në trajnimin e policisë. Ai komentoi gjithashtu marrëdhëniet Shqipëri-Izrael dhe paralajmëroi vijimin e protestave. Deklaratat e Goxhajt për përdorimin e pajisjeve izraelite nga policia mbeten pretendime që kërkojnë verifikim të pavarur. Altin Goxhaj: Ajo që është më e rëndësishmja nga të gjitha është që kemi konstatuar disa lloj sprejesh, gëzhojë e fishekëve 40 milimetra të prodhuar në Izrael. Këto përdoren me shotgun. Janë me goditje nga poshtë te gëzhoja.Pra ky është lajmi që ne po na helmojnë me gazin izraelit. Ata që duan të pushtojnë Shqipërinë kanë ardhur këtu me armë, po jo me armë për të na ndihmuar ne, po me armë për të na vrarë ne. Dhe ajo që do të thoja që është më e rëndësishmja nga të gjitha, është që më së fundi kemi prova të armëve izraelite që po përdoren nga policia kundër popullit, por kemi konstatuar dhe disa pajisje të veçanta që kanë të bëjnë me sprejin djegës, të cilat janë të veçanta për militantët e policisë. Kemi parë llojet që kanë përdorur dhe kemi konstatuar që dy nga njerëzit më të dhunshëm në protestë, siç ishte rasti i djeshëm ku një polic. Ai kishte një sprej këtu të madh, ndryshe nga të tjerët, që ishte shumë i çuditshëm nga formati që kishte, se ishte një kaq sprej. Është një gjë e vogël. Po, po, e kemi fotografuar. Ajo që ne duam të kuptojmë është: kush po i trajnon këta? Ad Dhe akademia e forcave speciale të Izraelit në Shqipëri është hapur, është trajnuar apo qëllimi ka qenë sa për ta bërë me urgjencë, që të sillnin ekspertë nga Izraeli për të trajnuar policët shqiptarë për të bërë atë që bëjnë në Gaza. Deri sa të pritet të mësojmë nga Ministri i Jashtëm i Izraelit, që nga 7 mijë turistë që erdhën në 2025, këtë herë paskan ardhur 100 mijë. Ne s'kemi parë asnjë në rrugë, se me siguri kanë qenë nëpër fshatra për të blerë toka, dhe duke qenë se në këtë moment që ne jemi duke folur, të gjithë ekonominë shqiptare po e merr në kontroll Izraeli përmes asaj banka që do blejë Shqipërinë, Jet Bank, një bankë fantazmë, se të paktën Suden e kishim me dritare dhe fizike. Po tre janë pak. Tre aeroplanë janë pak në ditë. Na duhen 30 aeroplanë në ditë sepse do vijnë 300 mijë kolonë të pushtojnë Shqipërinë dhe 1 milion skllevërit e tyre që do na pushtojnë Shqipërinë. Do na përziejnë ne, siç ta kam thënë në emision, të fjalë, kur më ke ftuar herën e fundit. Kam përgjigje. Në fund të qershorit asnjë s'ishte dakord që ne të pushtonim kryeministrinë. Dhe revolucioni i flamingos kishte një detyrë: ta zhvishte lakuriq Edi Ramën. Revolucioni i shqiponjave ka ndër mend që mbasi e zhveshim lakuriq t'i bëjmë atë gjënë. Po në thelb, protestat e flamingos nuk i vramë ne, as ata të mikrofonave të zinj. Po e vrau Von der Leyen. Ajo erdhi në Shqipëri dhe i tha shqiptarëve: këndoni sa të doni, Rama e do, e do mbështesim Ramën. Dhe kundëraksioni ndaj Von der Leyen. Për më shumë lexoni: https://oranews.tv/protesta-ne-tirane... Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2DDddtL Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s Instagram   / oranews.one   X https://x.com/oranews_one Follow Televizionin Ora News