Rreze Dielli - Patate të mbushura me djathë nga zonja Albana
Rreze Dielli
0:00 / 0:00
Rreze Dielli - Patate të mbushura me djathë nga zonja Albana
1 720 просмотров · 1 месяц назад
Rreze Dielli
216 тыс. подписчиков
1 720 просмотров · 1 месяц назад
Patate të mbushura me djathë
4 patate të mëdha
4 vezë
4 lugë gjelle djathë i thërrmuar
Kripë, piper
Majdanoz i grirë hollë
Pak qumësht (nëse masa del e trashë)
Për salcën beshamel:
3 lugë gjelle miell
2 gota qumësht
3 lugë gjelle gjalpë
1 vezë
2 lugë gjelle kaçkavall i grirë
1 lugë gjelle gjalpë për sipër
Zieni patatet me lëkurë derisa të zbuten. Pasi të ftohen pak, qërojini, pritini për së gjati dhe nxirrni me kujdes zemrën e tyre. Zemrat e patateve shtypini në formë pureje. Rrihni vezët dhe përziejini me purenë e patateve, djathin e thërrmuar, kripën, piperin dhe majdanozin. Nëse masa është shumë e trashë, shtoni pak qumësht. Mbushni gjysmat e patateve me këtë përzierje dhe vendosini në një tavë të lyer me gjalpë. Përgatitni beshamelin, shkrini gjalpin, shtoni miellin dhe kaurdiseni lehtë. Hidhni gradualisht qumështin duke e përzier vazhdimisht derisa salca të trashet. Hiqeni nga zjarri, lëreni të vaket dhe shtoni vezën e rrahur dhe kaçkavallin e grirë. Hidheni salcën beshamel mbi patatet e mbushura, spërkatini me pak gjalpë (sipas dëshirës, edhe pak kaçkavall të grirë). Piqini në furrë në 180–190°C për 25–30 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.
“Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00.
Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë.Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buëqeshje!
Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.
Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/
Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: / @reporttvalbania
Follow Report Tv on Facebook: / reporttval
Follow Shqiptarja.com on Facebook: / shqiptarjacom
Follow Report Tv on Instagram: / reporttv.al
Follow Shqiptarja.com on Instagram: / shqiptarjacom
Follow Report Tv on Twitter: / shqiptarjacom
Follow Shqiptarja.com on TikTok: / shqiptarjacom
#rrezedielli #ReportTv #ReportTvLajme