Перейти к содержимому

Top News- Pa gjurmë prej ditësh! Emri i Alket Rizait del dhe në një vrasje në burgun e Domokos

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

Top News- Pa gjurmë prej ditësh! Emri i Alket Rizait del dhe në një vrasje në burgun e Domokos

4 329 просмотров · 8 часов назад
Top Channel Albania
3,3 млн подписчиков
4 329 просмотров · 8 часов назад
Alket Rizai, një prej shqiptarëve më të njohur të botës së krimit në Greqi, i cili është shpallur në kërkim pasi nuk u kthye në burg pas përfundimit të lejes që kishte marr pasi u përfshi në një incident me të shtëna armësh në ambientet e jashtme të një lokali, sipas mediave grekë del të jetë i përfshirë dhe në dosjen për vrasjen e një të burgosuri të burgut të Domokos, më 15 shkurt 2026. Emri i tij është rikthyer në vëmendjen e publikut pas incidentit me të shtëna në një beach bar në Anavyssos. Televizioni grek SKAI ka publikuar për herë të parë fotografi nga vendi i krimit në burgun e Domokos, ku ka drejtuar gishtin drejt Rizait si të përfshirë në këtë vrasje, edhe pse ai ka mohuar përfshirjen, duke deklaruar se ishte larguar nga zyra e kryegardianit pak sekonda para se të ndodhte ekzekutimi. Edhe pse vrasja është marrë përsipër nga një i dënuar bullgar, mediat greke duket se edhe nëjehrë e drejtojnë gishtin drejt Riziait, me argumentin se në këpucët e tij hetuesit kanë gjetur gjurmë gjaku. Ndonëse në asnjë prej dëshmitarëve ka mohuar që shqiptari 47-vjeçar të ketë qenë aty në momentin e të shtënave. Ndërkohë policia thotë Rizai, i njohur për lidhjen e tij të ngushtë me të shumëkërkuarin Vasilis Palaiokostas, mund të jetë larguar drejt Shqipërisë. Informacionet, sipas mediave greke. që kanë mbërritur te autoritetet bëjnë të ditur se gjurmët e fundit të Rizait janë lokalizuar në Greqinë e Veriut, nga ku dyshohet se mund të ketë kaluar ilegalisht drejt Shqipërisë. Ky version nuk konsiderohet ende i konfirmuar, por sipas raportimeve, është një nga skenarët që po merret gjithnjë e më shumë në konsideratë nga autoritetet. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#AlketRizai#Greqi