Перейти к содержимому

Cakrani: Hyseni i ka dhënë informacione sekrete Agasit. Karanxha: Është cënuar siguria kombëtare

MCN TV

0:00 / 0:00

Cakrani: Hyseni i ka dhënë informacione sekrete Agasit. Karanxha: Është cënuar siguria kombëtare

1 418 просмотров · 4 часа назад
MCN TV
141 тыс. подписчиков
1 418 просмотров · 4 часа назад
Avokati Kujtim Cakrani ka komentuar në ‘MCN Live’ detajet që kanë dalë nga hetimet për fraksionin e dosjes “AKSHI”, duke u ndalur te mesazhet mes Ergys Agasit dhe ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, si dhe te dokumentet e gjetura në makinën e biznesmenit. Cakrani e cilësoi arrestimin e një drejtuesi të shërbimit sekret si një rast të pazakontë, duke argumentuar se situata, sipas tij, ngre pikëpyetje të forta për funksionimin e institucioneve shtetërore. Një tjetër pikë e komentit të avokatit ishte gjetja e dokumenteve në makinën e Ergys Agasit. Cakrani tha se pretendimi se dokumentet janë lënë qëllimisht aty për të përfunduar më pas në duart e SPAK-ut duhet parë si pjesë e strategjisë së mbrojtjes së tij dhe, sipas tij, nuk ndryshon thelbin e çështjes. Duke folur për rolin e Ergys Agasit, Cakrani bëri një ndarje mes përgjegjësisë së një biznesmeni dhe asaj që ai e konsideron përgjegjësi institucionale dhe politike, duke e zhvendosur fokusin te kryeministri Edi Rama. Ndërkohë ish-prokurori Ervin Karanxha, tha se detyra e SPAK-ut është të kryejë një verifikim të imtësishëm për të zbuluar saktësisht se cilat dokumente sekrete janë dhënë Agasit. Sipas tij, në momentin që një sekret shtetëror del jashtë zyrave zyrtare dhe përfundon në duart e personave të paautorizuar, siguria kombëtare e vendit është cenuar rëndë. Karanxha, ka deklaruar se dokumentet sekrete të shërbimit inteligjent janë përdorur në mënyrë të paligjshme për të shkatërruar karrierat dhe jetët e njerëzve të drejtësisë. Sipas Karanxhës, nxjerrja e akteve zyrtare nga ata që ligjërisht duhet t'i mbrojnë përbën një shkelje flagrante. Kronikat e ditës dhe ekskluzive nga MCN LIVE.#MCNTV #MCN #News